Scoop-i i Gazeta Shqiptare me divorcet, shkelje e privatësisë
Suplementi i “Gazeta Shqiptare”, botoi sot një scoop të vërtetë në suplementin e saj “Summer Pages”. Artikulli, i cili në fakt nuk është aspak i tillë, por një listë e gjatë dhe e mundimshme emrash të renditur keq, paraqet emrat e bashkëshortëve dhe bashkëshorteve që kanë bërë padi në Gjykatën e Tiranës, por zgjidhje martese apo divorc, që nga janari deri në fund të korrikut 2008. Emrat publikohen të plotë ndërsa titulli që lajmëron këtë 2-faqësh suplementi, është reklamuar me gërma të mëdha në faqe të parë: Bum divorces në Gjykatën e Tiranës. Togat e zeza kanë firmosur më shumë se 400 padi për zgjidhje martese, ÇIFTET E DIVORCUARA, QYTETARËT QË I JANË DREJTUAR GJYKATËS BRENDA 6 MUAJVE PËR ZGJIDHJE MARTESE”!
Zakoni e do që derisa po flasim për një material të tillë të bërë publik, atë duhet ta sjellim këtu tek “Kusarët”, në mënyrë që kushdo të jetë i lirë të krijojë një mendim. Mirëpo pikërisht për shkak se ky postim, është shprehja e një qëndrimi kategorik kundër publikimit të emrave, materialin scoop të bërë publik nga GSH-ja, nuk po e sjellim këtu, çka mendojmë se do tu shkaktonte akoma më shumë dëm, atyre qytetarëve dhe qytetareve, që pasi nuk patën fatin e një martese normale, tanimë emrat u bëhen publikë duke i shpallur publikisht si njerëz të divorcuar. Dhe derisa hapësira e një gazete të tërë nuk mjafton për të analizuar objektivisht shkaqet e 400 divorceve, gjithë ata qytetarë dhe qytetare emrat e të cilëve janë bërë tashmë publikë, mund të etiketohen tashmë si tradhtarë, pa karakter, të pa përshtatshëm apo ku dimë ne çfarë. Mendojmë se ky është një sembull i keq nga i cili nuk vuan vetëm Gazeta Shqiptare, por e gjithë gazetaria shqiptare. Një publikim i tillë mendojmë se është në shkelje të privatësisë, të të drejtave të njeriut dhe si i tillë, nuk duhet të shikohet si një material komerci dhe as si një mundësi për të mbushur dy faqe gazetë, që keqtrajtojnë plot 400 çifte dhe 800 persona.
Athina e zbrazur dhe shtypi bosh
Nga njëra anë po pëlcas xhelozie, duke parë që mungojnë të gjithë nga Athina me pushime dhe unë nuk mundem të iki. Nga ana tjetër, ka një qetësi të lakmueshme. Në Gusht Athina është …ta pish në kupë. Kam dhe kohë të bollshme për të lexuar. Lexoj të gjitha gazetat me radhë. Fillimisht ato greke( rast i mirë për ndonjërin tani të më thotë që jam asimiluar) dhe pastaj ato shqiptare. Të them të vërtetën, i kuptoj plotësisht miqtë e mi grekë kur ankohen për nivelin e shtypit vendas. Ka mjaft …mëkate dhe boshllëqe. Mirëpo, miqtë e mi, nëse e krahasojmë me atë të Shqipërisë, do besoni se lexoni përditë …New York Times! Në shtypin shqiptar, kanibalizmi është elementi mbizotërues. Flasim për përçartje totale. Akoma dhe nëse i biri kundërshton të atin për të çuar gomarin për ujë, në gazetë do shkruhet, jo vetëm emri dhe mbiemri i tij, por edhe me nënvizimin : i riu filan kriminiel, ja hipi babait në vend të gomarit! Çdo ditë, dridhem nga frika se mos shoh në faqen e parë time më’ të quhet …kriminiele e të shoqit që e ka lënë pa ujë 38 ditë dhe duhet të dënohet me burg të përjetshëm! Nëse ka një profesion në Shqipëri, që me të vërtetë çdo ditë nëpërkëmbet, është gazetaria. Asnjë kufi dhe asnjë respekt për të drejtat e personit. ASNJË! Mirëpo, do më thuash, dhe me të drejtë, si të respektoj shtypi kur akoma dhe brenda Parlamentit, vetë Kryeminstri apo Kryeparlamentarja përdorin fjalorin më banal e rrugaçëror që, dëgjojnë muret dhe skuqen nga turpi?! E kisha fjalën për shtypin. Papërgjegjësi dhe shkel e shko. Sado që më dhimbset e ligështohem, duhet pranuar e vërteta. Ka dhe në Greqi gazeta që, po ti zësh me dorë ndotesh (jo nga letra), por akoma dhe këto, krahasuar me “seriozet” e atdheut , ngjajnë me biblën. Nuk di nëse ka shpresë por, frikë kam se i vetmi vend që, në vend që të bëj hapa për t’u afruar me Perëndimin, ecën me vrull pas, është vendi im. Përse, djallin, ky mallkim?! Dhe shtypi është pasqyra e shoqërisë. Një ditë, kam për të shkruar edhe për shtypin shqiptar të Athinës. Meqë pjesë e këtij shtypi jam dhe unë. Këto për sot. Po shkoj në ballkon tani. Nuk dëgjohet asnjë makinë. Kanë ikur të gjithë…
“Kusarët” falenderojnë autorin e shrimit N.Ago, i cili lejoi publikimin e artikullit në këtë blog, pas postimit të tij online tek: http://www.agonek.blogspot.com
Gazeta “Agon”, vjedh shkrimet e blogut “Arti ne Koherat e Koleres”!
Baterdia e rradhes mori serisht jete prej gazetares sharlatane -Eralda Kenaj dhe gazetes hajdute -Gazeta Agon. Ne artikullin e dates 22.07.2008 me titull: “Rembrand, mjeshtri i portreteve që zbulon sekretet e njeriut” artikullshkruesja Eralda Kenaj pervetesoi pa as me te voglin hezitim pjese te analizes sime -tek blogu ne fjale- mbi Rembrandin; analize kjo e dates 18.06.2008 me titull “Pershendetje Rembrand”, por edhe ate te dates 21.06.2008 me titull “Autoportretet e Rembrandit”.
Pjeset e vjedhura :
… Ai është një nga vëzhguesit më të mprehtë të qenies njerëzore në hapësirat e Arteve Vizive. Një nga ata gjigandë të hulumtimit dhe zhbirimit të shpirtit, që nëpërmjet gjenisë së tij krijuese na bëri shumë më të pasur; na bëri të shohim botën dhë gjërat nëpërmjet një prizmi tërësisht të ri. Një avokat i paepur i individit dhe universit të tij. Tronditës, prekës dhe vital nëpërmjet rrjedhave të jetës, por edhe nëpërmjet forcës së tij intelektuale dhe mbi të gjitha humane.
Arti i tij është një shembull konkret i një revolucioni titan artistik, si në formë, në koncept, e në perceptim; por edhe shprehje perfekte e shkallës sipërore të gjenialitetit krijues. Penelata e tij esenciale, ekzistenciale dhe gjithë jetë, larg shkëlqimeve false dhe pompozitetit të kanoneve artistike, apo të tendencave estetike të kohës, të elektrizon për nga shkalla tepër e lartë e nivelit artistik. Teknika e tij - antiteknike, anarshiste dhe delikate në të njëjtën kohë, duke shpërbërë shpesh herë formën dhe duke thithur çdo stërkalth jete nga procesi i krijimit, përmban në vetvete gjithë përvojën e njerëzore jo vetëm të autorit, por edhe të kohës kur jetoi. Rembrandt-i është pa dyshim zëri më i fuqishëm përfaqësues i shekullit te tij, duke na lënë disa nga margaritarët me vezullues, të vyer dhe me vlerë të pasurisë tonë njerëzore…
Gazetes Agon:
Eshte me te vertet indinjuese menyra e punes ne kete gazete. I drejtohem me kete leter te hapur kryeredaktorit te Gazetes Agon dhe grupit drejtues. Fatkeqesisht kjo nuk eshte hera e pare qe personi i/e cila nenshkruan me emrin Eralda Kenaj vjedh ne menyre te paskrupullt materialet e mia ne lidhje me analiza te ndryshme mbi Artet vizuale. Para disa muajsh, ne pergjigje te e-mail-it tim per pervetesimin e analizave te mia mbi “Artin e realizmit socialist shqiptar”, nga i njejti person dhe botuar nga gazeta juaj, mora pergjigjen tuaj se dicka e tille nuk do te perseritej me dhe ku kerkonit te falur per keqkuptimin. Verej se vazhdoni te botoni si gazete, materialet e mia te vjedhura dhe te nenshkruara me emer tjeter. Do te detyrohem -e them kete pa as me te voglin ngurim- t’u drejtohem organeve te Drejtesise Shqiptare per kete shkelje flagrante te se Drejtes se Autorit dhe te kerkoj denimin e ketij akti sa abuziv, aq edhe te demshem per themelet e shoqerive tona, si edhe denimin e Gazetes Agon dhe te gazetares- hajdute Eralda Kenaj.
Kerkoj dinstancimin tuaj publik ndaj ketyre praktikave vdhjedhese dhe kesaj plackitjeje te punes sime studimore.
Nje verejtje :
Me habit fakti qe mund t’i besoni nje njeriu qe s’ka idene se c’jane Artet Vizuale artikuj dhe analiza ne lidhje me kete argument. Eshte llogjike qe s’mund te flase per dicka qe s’njeh dhe eshte po kaq llogjike vjedhja, pervetesimi, si edhe zhvatja e veprimtarise studimore dhe intelektuale te njerezve te tjere. Askush nuk ka lindur i ditur. Por ajo qe me ben pershtypje ne rastin e znj. Kenaj eshte pervetesimi total pa dhene asnje reference te burimeve te saj informative, gje qe eshte me te vertet irrituese.
Gazetares sharlatane Eralda Kenaj:
Mos vidh dicka qe s’te perket mikja ime e pacipe, sepse duket qarte ndyshimi i pjeses se vjedhur dhe brockullave gazetareske te ngjitura nga pas! Mos fol per gjera qe s’di, sepse dukesh te pakten qesharake! Mos nderto keshtjellat e egoizmit tend mbi djersen e njerezve te tjere! Mos ki frike te citosh burimet e tua gazetareske, sepse kjo te ben me te forte! Fytyra e Rembrandit nuk ish aspak e pahijshme dhe e shemtuar. E shemtuar ishte bota qe i perqarkej dhe qe ne fund i mori frymen- nje bote e mbarsur me batakcinj e hajdute, me vrases e kriminele, me sharlatane dhe rrogetar te mjere; me akte te tilla si ai i juaji mikja ime e paditur…
PS: Shkrimi me lart, bashke me titullin, eshte marre nga blogu: http://www.tonimilaqi.blogspot.com
MIREPO, KY NUK ESHTE RASTI I PARE NGA KJO GAZETE:
Nga Peshku pa uje:www.peshkupauje.com
Hetimet e Gërdecit, përplasin prokurorinë me ATF-në
16 Prill 2008 @ 12:06 pm · në Shtypi
gazeta Agon
Gërdeci ka futur në “garë” agjentët e Byrosë Federale Amerikane (ATF) dhe Prokurorinë Shqiptare. Të dyja palët po përplasen në terren për mbledhjen e provave të vazhdueshme dhe për marrjen e dëshmive të banorëve të Gërdecit, për të krijuar sa më të plotë dosjen e hetimeve. Por, nxitimi i këtyre organeve ka bërë që, pavarësisht bashkëpunimit të “ngushtë” në publik, në të vërtetë kanë probleme serioze se kush do t’i fusë më parë provat në dosje.
Përplasjet e hetimeve
Nga njëra anë, ATF-ja kërkon që të ketë sa më shumë fakte për Gërdecin, pasi siç tregon një burim konfidencial për gazetën, i gjithë hetimi do t’i bashkëngjitet një hetimi të përgjithshëm të FBI-së, i cili ka të bëjë me trafikun ndërkombëtar të armëve dhe që do të lexohet para Kongresit Amerikan, në fund të pranverës. Pra, pjesë e këtij hetimi është edhe Shqipëria me aferat shtetërore të armëve, ku do të ketë një raport të posaçëm.
Nga ana tjetër, kryeprokurorja Ina Rama gjendet përballë presionit për (mos)zbardhjen e dosjeve. Ajo ka dhënë disa urdhra që të gjitha provat të shkojnë në institucionin që drejton, duke marrë vetë përsipër drejtimin e hetimeve. Nisur nga rrethanat se si ka ardhur në këtë post, si dhe nga aferat shtetërore që supozohet të kenë shkaktuar “skenarin” e Gërdecit, vështirë të besohet se kryeprokurorja po tenton të zbulojë ngjarjen, por më shumë duket se po përpiqet ta mbulojë atë. Kjo shpjegon edhe arsyen, pse po bëhen përpjekje për mënjanimin e agjentëve të Byrosë Federale Amerikane (ATF). E gjithë situata luftarake, nuk bën gjë tjetër, veçse i dëmton rëndë hetimet.
Rama urdhër për përgjimet e SHISH-it
Një numër i konsiderueshëm transkriptesh të përgjimeve telefonike të autorizuara po transferohen këto ditë nga Shërbimi Informativ Shtetëror për në Prokurorinë e Përgjithshme. Burimet nga organi qendror i akuzës shprehen se, bisedat telefonike të përgjuara me parë nga pajisjet e SHISH, pasi transferohen në Prokurorinë e Përgjithshme, po vendosen në pajisjet e caktuara për të qenë të shfrytëzueshme për nevoja të hetimit lidhur me dosjet penale. Zyra Kombëtare e Përgjimit të Telekomunikimeve, e cila ndodhet në varësi direkte nga Prokurorja e Përgjithshme mësohet se, prej ditëve të para të këtij muaji ka filluar dokumentimin dhe vendosjen në pajisjet e saj të bisedave telefonike që më parë janë regjistruar nga SHISH. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme, konfirmojnë për gazetën, se transferimi i bisedave të përgjuara, po bëhet në zbatim të ligjit “Për përgjimin e telekomunikimeve” i ndryshuar, i cili është dekretuar në muajin mars nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Zyrtarët e hetimit kërkuan të sqarojnë se bëhet fjalë vetëm për përgjimet që janë bërë me autorizim të Prokurorisë apo me vendim gjykate dhe jo interceptimet e bëra nga SHISH, apo Policia Kriminale për efekt parandalues. Këto biseda duket se do të mbeten përgjithmonë në arkivat e Shërbimit Informativ. Prej aty po zhvendosen për t’u vendosur në Prokurori të gjitha përgjimet e bëra me autorizim para muajit mars 2008.
Po ATF, çfarë po bën?
Predhat e Gërdecit shpërthejnë përsëri. Ky nuk është paralajmërim për një ngjarje me përmasa të një katastrofe si ajo që ndodhi në Gërdec. Është vetëm një eksperiment hetimor, i cili do të zhvillohet me qëllim zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë, që ndodhi në fshatin e panjohur deri më 15 mars 2008, i cili ndodhet më pak se 14 kilometra larg kryeqytetit shqiptar. Burime të konfirmuara, të cilët po shoqërojnë ekipin e ATF-së, theksuan për gazetën se do të realizojnë shpërthime të stimuluara me predha identike, si ato që mbaheshin në Gërdec. Shpërthimi do të bëhet në mënyrë të kontrolluar nën faktorët e ushtrimit të forcës fizike, përplasjes apo ekspozimit të predhave në temperatura të larta apo flakëve të zjarrit. Përplasja fizike gjatë shkarkimit nga kamionët, temperatura e lartë, apo zjarri i shkaktuar nga saldimi në një karrocë që transportonte barut, dyshohet se kanë qenë në fakt shkaqet e aktivizimit të mijëra predhave, të cilat ishin grumbulluar në Gërdec, duke shkaktuar shpërthimin katastrofik të 15 marsit 2008. Tanimë me anë të shpërthimit të stimuluar, grupi i hetimit do të verifikojë se nga cili prej këtyre faktorëve janë të ndjeshme predhat që mbaheshin në Gërdec, për të bërë kështu saktësimin e shkakut të tragjedisë, e cila shkaktoi 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur. Eksperimenti mësohet se do të bëhet në një ambient të përshtatshëm ushtarak, që do të përcaktohet në rrugë zyrtare. Sipas hetuesve, ai mund të jetë një poligon që përdoret për qitje nga strukturat e ushtrisë apo të policisë shqiptare. Gjatë eksperimenteve stimuluese, hetuesit bashkë me specialistë armatimi të ushtrisë do të verifikojnë edhe cilësi të barutit dhe djegoreve të secilës predhë. Mësohet se deri më tani, është bërë evidenca e të gjitha llojeve të predhave që ndodheshin të depozituara në fabrikën e çmontimit në Gërdec, në kohën kur ndodhën shpërthimet fatale.
1.
T.Sokolaj thotë:
16 Prill 2008 @ 6:53 pm
Me vjen shume keq qe ka ndodhur, por duhet ta them, se pjeset e meposhtme te artikullit te publikuar sot nga gazeta “AGON”, jane marre as me shume as me pak sesa Copy Paste nga gazeta “Panorama” e dates 15 prill, 2008.
“Një numër i konsiderueshëm transkriptesh të përgjimeve telefonike të autorizuara po transferohen këto ditë nga Shërbimi Informativ Shtetëror për në Prokurorinë e Përgjithshme. Burimet nga organi qendror i akuzës shprehen se, bisedat telefonike të përgjuara me parë nga pajisjet e SHISH, pasi transferohen në Prokurorinë e Përgjithshme, po vendosen në pajisjet e caktuara për të qenë të shfrytëzueshme për nevoja të hetimit lidhur me dosjet penale. Zyra Kombëtare e Përgjimit të Telekomunikimeve, e cila ndodhet në varësi direkte nga Prokurorja e Përgjithshme mësohet se, prej ditëve të para të këtij muaji ka filluar dokumentimin dhe vendosjen në pajisjet e saj të bisedave telefonike që më parë janë regjistruar nga SHISH. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme, konfirmojnë për gazetën, se transferimi i bisedave të përgjuara, po bëhet në zbatim të ligjit “Për përgjimin e telekomunikimeve” i ndryshuar, i cili është dekretuar në muajin mars nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Zyrtarët e hetimit kërkuan të sqarojnë se bëhet fjalë vetëm për përgjimet që janë bërë me autorizim të Prokurorisë apo me vendim gjykate dhe jo interceptimet e bëra nga SHISH, apo Policia Kriminale për efekt parandalues. Këto biseda duket se do të mbeten përgjithmonë në arkivat e Shërbimit Informativ. Prej aty po zhvendosen për t’u vendosur në Prokurori të gjitha përgjimet e bëra me autorizim para muajit mars 2008″….
gjendet ne linkun: http://69.89.27.249/~panoram4/index.php?id=13151
dhe pjesa me poshte:
…Predhat e Gërdecit shpërthejnë përsëri. Ky nuk është paralajmërim për një ngjarje me përmasa të një katastrofe si ajo që ndodhi në Gërdec. Është vetëm një eksperiment hetimor, i cili do të zhvillohet me qëllim zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë, që ndodhi në fshatin e panjohur deri më 15 mars 2008, i cili ndodhet më pak se 14 kilometra larg kryeqytetit shqiptar. Burime të konfirmuara, të cilët po shoqërojnë ekipin e ATF-së, theksuan për gazetën se do të realizojnë shpërthime të stimuluara me predha identike, si ato që mbaheshin në Gërdec. Shpërthimi do të bëhet në mënyrë të kontrolluar nën faktorët e ushtrimit të forcës fizike, përplasjes apo ekspozimit të predhave në temperatura të larta apo flakëve të zjarrit. Përplasja fizike gjatë shkarkimit nga kamionët, temperatura e lartë, apo zjarri i shkaktuar nga saldimi në një karrocë që transportonte barut, dyshohet se kanë qenë në fakt shkaqet e aktivizimit të mijëra predhave, të cilat ishin grumbulluar në Gërdec, duke shkaktuar shpërthimin katastrofik të 15 marsit 2008. Tanimë me anë të shpërthimit të stimuluar, grupi i hetimit do të verifikojë se nga cili prej këtyre faktorëve janë të ndjeshme predhat që mbaheshin në Gërdec, për të bërë kështu saktësimin e shkakut të tragjedisë, e cila shkaktoi 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur. Eksperimenti mësohet se do të bëhet në një ambient të përshtatshëm ushtarak, që do të përcaktohet në rrugë zyrtare. Sipas hetuesve, ai mund të jetë një poligon që përdoret për qitje nga strukturat e ushtrisë apo të policisë shqiptare. Gjatë eksperimenteve stimuluese, hetuesit bashkë me specialistë armatimi të ushtrisë do të verifikojnë edhe cilësi të barutit dhe djegoreve të secilës predhë. Mësohet se deri më tani, është bërë evidenca e të gjitha llojeve të predhave që ndodheshin të depozituara në fabrikën e çmontimit në Gërdec, në kohën kur ndodhën shpërthimet fatale….
gjendet ne linkun:
http://69.89.27.249/~panoram4/index.php?id=13164
duhet te shpreh keqardhjen time qe pjese te caktuara nga artikuj te ndryshem dhe pa shume lidhje me njeri tjetrin, te publikuar ne gazeten “Panorama”, jane marre sic thashe Copy Paste dhe jane publikuar nen nje kendveshtrim dhe kontekst tjeter. Kjo eshte sipas mendimit tim, nje nga dukurite e tmerrshme ne shtypin shqiptar. Uroj te mos ndodhe kurre me. Do te shprehja rezerva ndaj editoreve te Peshkut qe te jene te kujdesshem kur publikojne materiale te tilla, por kesaj radhe duhet ti falenderoj sepse une artikullin e Agon e lexova ketu tek Peshku dhe kuptova me pas cfare ka ndodhur. Ju Faleminderit!
Krasta Krau:
Tani edhe une edhe gimi me nder gazetare jemi…Po edhe lodhemi duke punuar dhe sna vjen mire kur na vjedhin… Tani une se marr vesh sepse “mbrohet” ne nje fare menyre vjedhja e shkrimit…
Une psh mund te ndaj te njejtin mendim me ju sa i perket vleresimit te gazetave, cilesdo prej tyre, por ne kete rastin ketu, duket se po e shkilni…
Nuk njoh gazetare ne shqiperi qe marrin rroga ne dy vende njeheresh aq me shume qe botojne shkrime te njejta ne dy vende, per vec kur jane komentatore apo opinionista qe i nisin njekohesisht ne pese gazeta shkrimet…
Blend ju nderkohe duhet te beni ndryshimin linket i keni me lart per te verifikuar…, mjaft te kujtojme cfare thame per Ballen po ketu te peshku…
Nga ana tjeter i bere kurioz per kete gazete, me rezultoi qe ky nuk eshte rasti i pare
Ky shkrim psh
http://gazeta-agon.com/pdf/20080415155046_RWsVFagon.pdf
Eshte botuar me pare ketu:
http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=5131
Tani keta te agonit nuk se ju kerkon njeri lajme te fresketa, po te pakten kur marrin infon la ta shkermoqin pak vete… Ne te dy rastet gazetari qe e ka shkruar i pari eshte e sigurte qe nuk e ka nis shkrimin te Agon… Respekte
AUTORET E BLOGUT KUSARET, SOLIDARIZOHEN PLOTESISHT ME DENONCIMIN E KETIJ RASTI FLAGRANT I CILI NUK DUHET TE PERSERITET ME!
Përse kaq bujë, për vrasjet me sëpatë!!!
E lexova artikullin që vijon më poshtë dhe u rreka të gjej ndër rreshta një mesazh apo një artikulim që shkon në drejtim të parandalimit të krimeve të tilla makabre. Por nuk munda të gjej asgjë të tillë, përveçse përshkrimeve horror, publikimit të emrit të viktimave dhe rikthimit në vëmendje e bujës për ngjarje të rënda të ndodhura muaj më parë që na shfaqen sërish…nuk e di me çfarë shkaku. Cila është dobia e një artikulli të tillë për lexuesin, nëse mbushja e një faqeje ka qenë dobia e vetme për gazetën?!!!
TITULL: Nëntë hapësit e kokave me sëpatë
Vrasjet më makabre të kryera gjatë vitit të fundit kanë pasur të gjitha të përbashkët sëpatën dhe kartelën e psikiatrisë së autorëve. Vetëm dy autorët e vrasjes së Paskuqanit të dy ditëve më parë ende nuk “gëzojnë” kartelë TIRANË - Vrasjet më makabre të kryera muajt e fundit kanë pasur dy emërues të përbashkët: sëpatën dhe kartelën e psikiatrisë. Nuk do të ishte aspak e habitshme nëse arrestimi i dy autorëve të vrasjes makabre të dy ditëve më parë në mes të zonës së Paskuqanit në Tiranë, ku një 27-vjeçar mbeti viktimë e goditjeve të njëpasnjëshme me sëpatë, t’u bashkëngjiten shtatë kriminelëve të tjerë të sëmurë psikikë, të cilët kanë marrë jetë njerëzish me mjetin prerës primitiv.Ngjarja e ndodhur të shtunën në mes të ditës, në qendër të Paskuqanit, ku Shukri Damzi dhe Arben Doçi vranë gjakftohtë Ervis Sapajn vetëm për një vend parkimi, shënon rastin e tetë të ekzekutimeve me sëpatë pas koke. Ndërkohë që të shtatë të tjerët, që kanë vrarë apo kanë tentuar që të vrasin me sëpatë, janë cilësuar që të gjithë të sëmurë mendorë. Një pjesë e tyre janë vërtet të tillë, por për një pjesë ka ende dyshime të forta nga familjarët e viktimave. Vështirë të mund të imagjinosh se çfarë kalon në kokën e këtyre personave kur marrin sëpatën, e bashkë më të edhe guximin për të vrarë dikë. Rreziku i psikikëve në shtëpi është bërë alarmant gjatë vitit të fundit, ku janë shënuar minimalisht tetë ngjarje të rënda dhe të dhunshme, në kufijtë e barbaritetit.Por mungesa e një kontrolli të rreptë ndaj tyre dhe lënia në liri të plotë, sikur të ishin të shëndetshëm mendërisht, ka nxirë shifrat e viktimave që janë ekzekutuar barbarisht prej tyre, që të gjithë të vrarë me goditje precize sëpate pas koke.Sëpatë pas koke…Mjet lashtësie dhe mënyrë shtazarake ekzekutimi. Sëpata ka sjellë shtatë viktima dhe një të plagosur rëndë brenda një viti. Vrasjet me sëpatë shënojnë në total tetë raste në rrethe të ndryshme të Shqipërisë, kryer nga të ashtuquajturit persona me probleme të rënda psikike. Rasti më i fundit i ekzekutimit me sëpatë ndodhi të shtunën, kur dy persona të shëndoshë mendërisht dhe krejt gjakftohtë, të shpallur tashmë në kërkim, vranë një 27-vjeçar vetëm për një vend parkimi. Ngjarja ndodhi në mes të ditës, në qendër të Paskuqanit, kur Ervis Sapaj humbi jetën si pasojë e plagëve nga goditjet shtazarake me sëpatë nga Shukri Damzi dhe Arben Doçi, bashkëmoshatarë të tij. Por rasti i të riut, i cili u vra për shkaqe krejtësisht banale, nuk është i vetmi. Në precedentët e mëparshëm të këtij viti, persona me probleme psikike kanë vrarë të afërm të tyre për arsye nga më banalet. Vëllai ka tentuar të vrasë motrën, se kjo e fundit nuk i dha lekë që të shkonte e të pinte raki; vëllai ka vrarë vëllanë barbarisht, se viktima u martua përpara tij, edhe pse në moshë të vogël. Burri ka vrarë gruan, sepse sëmundja e rëndë e depresionit nervor i kishte krijuar fiksimin fatal se ajo e tradhtonte, dhe për këtë arsye duhej medoemos që të vdiste, për të vënë në këtë mënyrë në vend nderin e familjes, i cili ekzistonte vetëm në mendjen e autorit, i sëmurë mendor.PrecedentëtRasti i parë për këtë vit u shënua në qytetin e Elbasanit. Bardhyl Haka, 42 vjeç, ka vrarë me një sëpatë në kokë baxhanakun e tij, Nevruz Mëhilli, 40 vjeç. Pasi kishin marrë pjesë në një ceremoni mortore, dy baxhanakët ishin ulur të pinin kafe, kur Haka nxjerr sëpatën që mbante të fshehur dhe vret baxhanakun. Në momentet pas ngjarjes, u dyshua se sherri ka qenë krejtësisht banal. Por pas hetimeve të mirëfillta, rezultoi se 7 muaj para ngjarjes kishte pasur një grindje mes tyre, për arsye xhelozie. Autori pandehte se baxhanaku dhe gruaja e tij kishin një lidhje intime bashkë, dhe pa si mundësi të vetme vrasjen e tij. Në qytetin e Beratit, në 29 janar të këtij viti, Kastriot Gorani, 29 vjeç, qëlloi për vdekje disa herë me sëpatë në kokë të vëllanë 25-vjeçar, Durimin, i cili do të martohej 10 ditë më pas. Xhelozia e ardhur si pasojë e sëmundjes së rëndë nervore, shkaktoi tragjedinë në familjen Gorani, e cila në atë mëngjes të ftohtë dimri bëri mortin e djalit të vogël të shtëpisë, që së shpejti do ta bënin dhëndër. Ngjarja bëri bujë, pasi menjëherë pas tragjedisë, familjarët e tjerë akuzuan mjekët, të cilët duhet të kishin mbajtur në spital e të kishin izoluar Kastriotin, i cili njihej si i sëmurë mendor, pasi prej kohësh kishte kartelë psikike. Mosmarrja e ilaçeve e kishte kthyer kohët e fundit agresorin në person tepër të dhunshëm. Më 29 prill të këtij viti, një “vrasje e mbetur në tentativë” shënohet në fshatin Baldushk të Tiranës. Nexhip Salla qëllon me sëpatë pas koke fqinjin e tij, Veiz Qosja, 45 vjeç. Shkak për konfliktin mes tyre sipas policisë, ka qenë një mosmarrëveshje që kanë pasur më parë fëmijët e tyre. Zënka duket se ka filluar për motive pronësie dhe kishte mbetur e pazgjidhur prej kohësh. Në 8 maj të këtij viti, në autostradën Tiranë- Durrës gjendet i vdekur poshtë mbikalimit të Kasharit 36-vjeçari Altin Hoxha. Babai i dy fëmijëve, roje i një objekti privat, u gjet rastësisht orët e para të mëngjesit të asaj dite nga një komshiu i tij. Policia, pas hetimeve të bëra, raportoi zyrtarisht se vdekja kishte ardhur si pasojë e një goditjeje fatale me sëpatë pas koke, nga persona edhe sot e kësaj dite ende të paidentifikuar. Si pistat kryesore të hetimit ishin borxhe të vjetra, sherri për ndonjë femër ose një grindje banale e momentit. Në 4 korrik të këtij viti, një emigrant në Greqi qëllon gruan për vdekje me sëpatë në kokë, pasi dështoi vetëvrasjen. Lazam Tafa, 43 vjeç, nga Dibra, ekzekuton gruan e tij 38-vjeçare, Vilen, në momentin që tre fëmijët e tyre ishin ende në gjumë. Edhe pse nuk kishte kartelë mjekësore, ai njihje nga të gjithë si person i dhunshëm, nga i cili ishte “infektuar” në emigrim. Gjatë procesit gjyqësor ndaj tij u kërkua që ai të trajtohej si i sëmurë mendor. Ndërsa në 12 korrik të këtij viti, vetëm disa ditë më parë, 27-vjeçari Marash Doda, i sëmurë psikik, qëllon me sëpatë pas koke motrën e tij 25-vjeçare. Luljeta Doda është qëlluar barbarisht, pasi nuk ka pranuar t’i jepte vëllait të sëmurë lekët për të pirë alkool. Edhe pse plaga ka qenë e rëndë, vajza e re ka shpëtuar. Ndërkohë që një vit më parë, 47-vjeçari durrsak me çrregullime mendore, Ismail Dulla, qëllon për vdekje me sëpatë nënën e tij 67-vjeçare, Sanien. Pasi e ka qëlluar disa herë me sëpatë të ëmën, e ka lënë atë të zhytur në një pellg gjaku, duke u larguar për në Tiranë, ku është arrestuar pas disa ditësh. Çrregullime mendore si pasojë e një depresioni, ka qenë “justifikimi” i vrasjes makabre të së ëmës së moshuar. KronologjiTetë rastet e ekzekutimeve me sëpatë 15 gusht 2007Ismail Dulla, 47 vjeç, vret nënë e tij 67-vjeçare, Sanien, me sëpatë në kokë. 17 janar 2008Bardhyl Haka, 42 vjeç, vret me sëpatë pas kohe baxhanakun e tij, Nevruz Mëhillin, 40 vjeç. 29 janar 2008Kastriot Gorani, 29 vjeç, vret të vëllanë 25-vjeçar, Durimin. 29 prill 2008Nexhip Salla, nga fshati Baldushk i Tiranës, qëllon me sëpatë fqinjin e tij, Veiz Qosja. 8 maj 2008Persona të paidentifikuar edhe sot vrasin me sëpatë pas koke 36-vjeçarin Altin Hoxha. 4 korrik 2008Lazam Tafa, 43 vjeç, vret me sëpatë gruan e tij, Vilen, 38 vjeçe. 12 korrik 20Marash Doda, 37 vjeç, godet me sëpatë në kokë të motrën, Luljeta Doda, 25 vjeçe, pasi ajo nuk i dha 500 lekë të reja për të pirë raki. 19 korrik 2008
Shukri Damzi, 27 vjeç, dhe Arben Doçi, 26, vrasin me sëpatë pas koke 27-vjeçarin Ervis Sapajn.
Artikulli është publikuar më 21 korrik 2008, në gazetën “Korrieri” që botohet në Tiranë
(Dedectiv), bashkeautor i faqes.
Kur (keq) përdorimi i medias arrin kulmin!!!
TIRANE - Ca ditë të shkuara, kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë, ndryshoi. Drejtuesi i këtij institucioni prej katër viteve, prokurori i njohur Adnand Kosova, u transferua në Prokurorinë e Përgjithshme, dy shkallë më lart në hierarki ndërsa në vend të tij, në drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, u emërua prokurori magjistrat Olsian Cela. Lajmi u pasua me një bujë të ccuditshme mediatike për shumicën e qytetarëve të thjeshtë të Shqipërisë. Televizioni “Ora News”, një kanal relativisht i ri televiziv informativ, sapo mësoi lajmin, vrapoi ta diskretitojë prokurorin magjistrat, sikur ai ishte emëruar në detyrën e re, vetëm sepse kishte qenë shok klase me Kryeprokuroren aktuale Ina Rama. E në fakt mënyra e pasqyrimit të lajmit nga “Ora News” edhe pse shkaktoi habi, nuk ishte aspak e ccuditshme. Prokurori Olsian Cela kishte hetuar reth parregullsive të bëra nga Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit, në vendimin e marrë për licencimin e “Ora News”. Një kanal televiziv ky, që me sa pretendonte deri në momëntin që shpërndau sinjalin, do të konkuronte me kanalin tjetër televiziv informativ “News 24” që transmeton edhe në qytete të tjera të Shqipërisë përtej Tiranës, e vec kësaj edhe ne satelit. Po të shikohet me vëmendje mënyra si e pasqyron lajmin “Gazeta Shqiptare”, media brenda kompanisë që financon “News 24” dhe gazeta “Koha Jonë”, me pronarë të njëjtë me ata që financuan “Ora News”-in, është e qartë përse ky lloj shtypi, merret kaq shumë me prokurorin magjistrat Olsian Cela, i cili sicc besoj, nuk do të dëshironte as vetë, kaq shumë reklamë të fryrë nga “Gazeta Shqiptare” e “News 24” por as kaq shumë kritika banale sa i bën “Koha Jonë” dhe “Ora News”. Ky është një rast që për dy palët, tregon fare qartë sa e pavarur dhe e përdorur është media shqiptare.
Më poshtë, artikulli i sotëm i “Koha Jonë”, pas një sërë shkrimesh prej disa ditësh, që hedhin baltë mbi prokurorin Olsian Cela: KOHA JONE:
Olsian Cela publikoi videon intime te Inis Gjonit?
E Marte, 01 Korrik 2008
Olsian Cela, kryeprokurori i Krimeve te Renda, i emeruar vetem pak dite me pare nga shoqja e klases, Ina Rama, nuk ka nxjerre ne publik vetem sekretet hetimore te ceshtjes kunder KKRT. Ai, mesohet te jete edhe prokuror ne ceshtjen “Kompas”, ku sic dihet u nxor ne publik nje material privat i njerit prej te arrestuarve. Behet fjale per “grabitjen” nga dosja hetimore te nje video intime te sekuestruar ne emer te shtetit, nga celulari i te arrestuarit Arian Selimi.Nxjerrja dhe shperndarja e materialeve sekrete te hetimit, eshte veper penale dhe shkelje flagrante e te drejtave te njeriut. E nderkohe qe pala e demtuar kerkoi denimin e autoreve te nxjerrjes se sekretit personal ne publik, kryetari i grupit hetimor te kesaj ceshtjeje qe kishte sekuestruar edhe celularin e te arrestuarit, prokurori Olsian Cela, jo vetem qe nuk mbajti pergjegjesi, por u gradua ne detyre si shef i Prokurorise se Krimeve te Renda.E njejta gje ka ndodhur me kete prokuror edhe gjate hetimit te ceshtjes kunder KKRT, ku deshmite e te pyeturve, numrat e llogarise se televizioneve, e te dhena te tjera, sekret i hetimit, botoheshin te nesermen ne gazeten e interesuar dhe konkurrentet e ceshtjes. Cfare garancie ofron tashme ky prokuror, qe pas ketyre rasteve nuk do te nxjerre sekrete edhe me te rendesishme ne publik, ose akoma me keq, mund t’i shese informacionet qe kushtojne edhe me miliona euro.Cfare morali u ofron ky kryeprokuror i Krimeve te Renda, vartesve te tij, kur te gjithe e dine se cfare shperdorimesh ka bere shefi i tyre i ri? Me cfare kriteresh e emeroi shoqja e klases kete udheheqes te ri te prokurorise me te rendesishme ne Shqiperi, me kriterin e nxjerrjes se sekreteve hetimore ne publik?Kjo eshte reforma ne drejtesi? Kjo eshte merita qe propagandon me te madhe kryetari i mazhorances, Sali Berisha?Pas ketij emerimi skandaloz, askush nuk mund te heshte. As Prokurorja e Pergjithshme, as kryetari e KLD-se apo zevendesi i tij, as Kryeministri apo ministri i Drejtesise. Nese keta udheheqes, te cilet jane pergjegjes per moralin e punonjesit shteteror, nuk mbajne qendrim ndaj ketij emerimi skandaloz, do te thote se ata pajtohen me kete fenomen dhe me pas kete gje kane te drejte ta bejne te gjithe prokuroret, te gjithe hetuesit, te gjithe policet. Publikimi i sekreteve mund t’i rrise ne detyre!
Kodi PenalNeni 294Tregtimi i sekretit shteteror nga personi qe i eshte besuar
Tregtimi, perhapja dhe informimi i fakteve, shifrave, permbajtjes se dokumenteve apo materialeve qe, sipas ligjit te njohur publikisht, perbejne sekret shteteror, nga personi qe i eshte besuar ose qe ka mundur te vije ne dijeni per to per shkak te detyres, denohen me gjobe ose me burgim gjer ne pese vjet. Po kjo veper, e bere boterisht, denohet me gjobe ose me burgim gjer ne dhjete vjet.
—
Theksojmë, se sot në ora 19:50, në faqen zyrtare të “Koha Jonë”, nuk ishe lënë asnjë koment nga lexuesit tek ky artikull.
Më poshtë artikulli i kundërt i “Gazeta Shqiptare”
GSH: Olsion Çela, njeriu që zbardhi dosjet e rëndaDërguar më:
01/07/2008 - 07:59
TIRANE- Prokurori Çela hetoi për dosje të bujshme, për banda të armatosura e organizata kriminale që merreshin me trafikun e drogës, armëve dhe qenieve njerëzore, duke vënë para drejtësisë dhjetëra kriminelë të pamëshirshëm. Olsi, shihej si prokurori me integritet, me etikë e shumë profesional. Ai është prokurori që flet pak, por flet për fajësinë e kriminelëve me prova dhe fakte. Flet me gjuhën e ligjit, duke e respektuar atë. Olsion Çela nuk erdhi në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për faktin se ka qenë shok klase me shefen e organit të akuzës, Ina Rama, sikurse u intereson ta cilësojnë emërimin e tij, qarqe të caktuara e për interesa të caktuar. Ai erdhi se e meritonte. Se punoi fort, me dinjitet e duke zbatuar vetëm ligjin. Ardhja e Çelës në krye të kësaj strukture te posaçme, pritet t’i japë një vrull të ri luftës kundër krimit të organizuar e trafiqeve të paligjshme. Nuk duhet harruar se vetëm pak ditë më parë, vetë miqtë e tij prokurorë e votuan për të qenë anëtar i Këshillit të Prokurorisë, sepse e dinë që Olsi është profesional, i përkushtuar dhe një zë që dëgjohet. Duhet të kujtojmë këtu sot për të gjithë, se Olsi ka zbardhur dhjetëra dosje, si “Kompas”, vrasjen e Fatmir Ramës (Mirit të Xhikes), ku është mbyllur përjetë në qeli autori i krimit, Lavdërim Tufa, hetoi për veprimtarinë kriminale të të ashtuquajturës “Banda e Niklës”, për dosjen e bujshme “Remzi Hoxha”, dërgoi përjetë në qeli Pashk Lleshin, njeriun që do të sharronte hekurat e burgut të sigurisë së lartë duke shijuar vetëm pak minuta liri. Zbardhja e këtyre dosjeve të bujshme, vënia para drejtësisë e autorëve të krimeve, dëshmojnë se Olsion Çela ka shënuar jo pak arritje në punën e tij. Ai nuk duhet paragjykuar në detyrën e sapoemëruar. Le t’i lëmë kohë të shohim se ç’do të bëjë Olsioni, në krye të një strukture që në qendër të saj ka luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafiqeve. d.b/GazetaShqiptare/BalkanËeb)
Në artikullin e “Gazeta Shqiptare”, tek faqja zyrtare, ishin lënë këto komente nga lexuesit, si më poshtë:
»| martins (Dërguar më: 01/07/2008 - 16:34)Gazetarit nuk intereson realiteti se kush eshte “Olsi”mjafton te mbaj pozicionin “Majtas apo Djathtas”,kjo eshte e rendesishme per gazetarin njekohesisht kush e paguan,mos prit gazetar te ndergjegjeshem.»|
Er30 (Dërguar më: 01/07/2008 - 16:17)Jane bere keto gazetat si leter hugjenike, t’i marresh me rradhe e t’i perdoresh ne tualet. Tek Koha Jone lexoj 1000 te zeza per kete tipin qe eshte zgjedhur Prokuror i Krimeve te Renda, ketu 1000 lavde, a do beni ndonjehere gazetari’ o pseudogazetar?
»| goody (Dërguar më: 01/07/2008 - 14:13)
A eshte Olsi vellai i shahistit Arben Cela dhe djali i Spiros?
gjykoni vetë mbi këtë rast!
(Dedectiv)
Letër e hapur plaçkitësve të “Shekullit”. nga Gjergj Xexo
2008-05-27 14:29:04
E nderuara Gazetë « Shekulli », i nderuar zoti Drejtor Thano,
Falë dashamirësve të vëmendshëm dhe vëzhgues të kujdesshëm të shtypit, zbulova se gazeta juaj në linjë e datës 26.05.2008, në rubrikën e saj Kulturë, kish botuar artikullin « Vepra fillon ku mbaron historia », kushtuar takimit letrar ndërkombëtar të Lionit (Francë), ku merr pjesë edhe shkrimtari Fatos Kongoli.
E lexova me shumë vëmendje, në mos për faktin se vepra e z. Kongoli ngjall admirim, për faktin tjetër se në datën 23.05.2008, po në atë ditë kur artikulli i shkrimtarit botohej nga faqja elektronike e gazetës « Le Monde » - natyrisht në frëngjisht – në blogun tim http://www.albanie-albanais.com/ botova përkthimin – natyrisht në shqip - të këtij shkrimi nën titullin : Fatos Kongoli dhe « çarja gjeografike ».
Edhe të mos duash të vëresh, mjaftonte vetëm një grimë e asaj vëmendje që përdora gjatë leximit për t’u bindur se përveç titullit – si edhe atyre pesë-gjashtë rreshtave të para shpjeguese të aktivitetit – i gjithë teksti i ndërhyrjes së shkrimtarit Kongoli, pra përkthimi i tekstit origjinal frëngjisht, ngjan si dy pika uji me tekstin e botuar në blogun tim.
Bile në këtë rast, edhe shprehja « si dy pika uji » përbën një eufemizëm të lumtur pasi në të vërtetë, bëhet fjalë për një kopjim mekanik, një prerje – ngjitje në gjuhën e programeve të përpiunimit të teksteve. Mjafton të themi se trupi i tekstit të z. Kongoli, i botuar prej « Shekullit » tuaj përbëhet prej 6676 karakteresh, ndërkohë që ai i botuar prej meje përmban 6672 karaktere…
Zor, se dy përkthyes të cilët i ndajnë disa qindra kilometra distancë, të mund të prodhojnë tekste të tilla identike dhe që më tepër të përdorin të njejtat shprehje aq karakteristike si : trysninë e ndrydhjes ndëretnike, e plot të tjera si puna e tyre.
Në se shprehja kopjim ju duket e papërshtatshme, ju propozoj një shprehje tjetër : vjedhje, dhe në se kjo e fundit plagos ndërgjegjen tuaj profesionale, le të rrimë tek shprehja plaçkitje. . Natyrisht, nuk dua të ve në dyshim as profesionalizmin tuaj as edhe atë të gazetës që ju drejtoni. Shumë, shumë, mund të mendoj se kjo gjë përbën një veprim të ngutur të ndonjë artikullshkruesi të pacipë si edhe një vemendje të pamjaftueshme të ndonjë redaktori të shkujdesur..
Megjithatë, është gazeta « Shekulli » që mbulon me hijen e saj këto përgjegjësi dhe prezanton përpara atyre dhjetra mijra lexuesve të saj të lumtur pasqyrën e ndershmërisë së bashkëpuntorëve të saj.
Sidoqoftë, nuk arrij të kuptoj se çfarë e pengon gazetën tuaj të kontaktojë një individ, një faqe interneti dhe t’i kërkojë këtij të fundit lejen për të botuar në faqet e saj, një artikull, në rastin tonë një përkthim, i cili sipas edukatës duhet të përmbajë edhe referencat e autorësisë.. Personalisht, do të ndjehesha i lumtur nga një kërkesë e tillë, e ardhur nga një gazetë e tillë si « Shekulli » dhe do t’a kisha dhënë lejen me gjithë dëshirë. Por, me sa duket, një praktikë e tillë e tejkalon me papërfillshmërinë e saj etikën profesionale të gazetës suaj që preferon të plaçkisë, dhe jo të kontaktojë, të mospërfillë dhe jo të citojë…
Edhe në se kjo etikë diku është e mangët, të paktën duhet të kujtohemi se egzistojnë ligje që mbrojnë shprehimisht të drejtën e autorit dhe pronësinë intelektuale! .
Jam i ndërgjegjshëm se të tilla letra nuk janë aspak të këndëshme, si për të adresuarin edhe për shkruesin e saj, por ngushëllohem nga fakti se një e tillë letër ndoshta do të tërheqë vëmendjen qoftë edhe një grimë më tepër ndaj një shkrimtari si z. Kongoli, ndaj veprës së tij të admirueshme si edhe bashkëbisedimit të tij me lexuesit në linjë, që zhvillohet sot në orën 16. Ngushëllohem gjithashtu nga fakti se ata dhjetra mijra lexuesit e gazetës suaj – sikundër edhe ata dhjetra lexuesit e blogut tim – meritojnë plotësisht respekt dhe përkujdesje, transparencë dhe sinqeritet.Me shpresë se apologjia publike bën pjesë në atë panel vlerash që karakterizojnë stafin drejtues të gazetës suaj, ju lutem të pranoni e nderuar Gazetë dhe i nderuari z. Drejtor, shprehjen e përshëndetjeve të mia më të sinqerta.
Gjergj XEXO (xexo.georg@gmail.com)
P.S : Përkthyesve tuaj të talentuar ju rekomandoj të rishohin titullin e artikullit « Vepra fillon ku mbaron historia » pasi ky i fundit, në formën aktuale, shtrembëron idenë e vetë shkrimtarit që diku shprehet në frëngjisht) : l’œuvre littéraire commence là où finit l’histoire racontée, pra : vepra letrare fillon aty ku përfundon historia e treguar. Po qe se i lejojmë vehtes të fshijmë epitetin letrare dhe plotësin e treguar, vepra mund të fillojë bile edhe më përpara se sa të mbarojë historia – sikundër edhe ndershmëria që përfundon vetvetiu, pikërisht aty ku neglizhohet respekti.***Marrë nga http://www.albanie-albanais.com
Mediat, momenti për ndryshim ose rreziku i falimentit!
Një shtysë kuroziteti e karahasimi bëhet shkak që shpeshherë tu rikthehem gazetave të viteve të shkuara duke rrëmuar ndër arkiva. E kam fjalën jo vetëm për periudhën pas viteve 2000 por edhe kohët e mëparshme. Është i gjithëpranuar fakti se në atë kohë, shtypi i shkruar, karakterizohej për njëfarë “militantizmi” në kuptimin e mirë të fjalës. Nuk më shqitet nga mëndja një fotografi që në fakt ka bërë xhiron e botës: Turma e rebeluar e mijëra njerëzve që ishin mbledhur në qendër të Vlorës, në mars 1997. Shumë prej tyre mbanin në duar si parrullë, gazetën “Koha Jonë”, duke vënë në dukje faqen e parë të saj, në krye të së cilës më gërma të mëdha e kapitale shkruhej: MEKSI: GATI PËR LUFTË CIVILE!!! Ky ishte vetëm një nga shembujt që mund ta shpjegojnë disi militantizmin e përmendur më lart. Është e vërtetë se shtypi i shkruar në Shqipëri është zhvilluar, në kuptim të krijimit të disa filtrave etikë e profesionalë, prej të cilëve mesazhe të tilla si i përmenduri më lart, nuk kalojnë lehtë pa u “redaktuar”. Ka ndikuar shumë në këtë fenomen, zbatimi i teknologjisë së re, rrjeteve kompiuterike, aksesit në internet, hapja e shoqërisë dhe një farë tentative apo mundësie për transparencë e ballafaqim të burimeve të informacionit. Por vërehet me shqetësim se krahas zhvillimeve që mund të konsiderohen pozitive për shtypin e shkruar, apo median shqiptare në përgjithësi, ka një degradim në kuptim të kontaktit me terrenin, shpeshherë mungesë kontakti me burimet e informacionit dhe në jo pak raste shfaqje të shtrembëruar të tyre deri në fshehje. Në gazetat e viteve të mëparshme për të cilat fola më lart, verej me kënaqësi artikuj prej të cilëve kuptohet kontakti i pastër, i sprovuar e i qartë i gazetarit me terrenin. Mendoj se jo rastësisht, autorë të artikujve të tillë, sot vlerësohen si emra të spikatur të gazetarisë në Shqipëri, ata madje janë të vetmit që mund të konsiderohet se në mënyrë legjitime kanë arritur të marrin dhe të mbajnë mbi supe drejtimin e disa prej mediave kryesore në Shqipëri, jo vetëm shtypit të shkruar, por edhe medias elektronike, si televizioni përshembull. Njëri prej tyre këto vitet e fundit, e ka bërë të qartë se gazetarët e rinj ose duhet të ndryshojnë, ose janë të vdekur në këtë profesion. Pra ka një tendencë nën ndikimin e informacionit të shumtë që gjendet në internet, zhvillimit të zyrave të shtypit në institucione private e shtetërore, të cilat gjithnjë e më shumë sjellin informacion, që gazetarët e sotëm të largohen nga terreni. Ka ndodhur disa herë që ngjarje të rënda e me interes të gjerë publik, të ndodhura jo më larg se 60 minuta larg qendrës së Tiranës, të përcillen nga gazetat me foto ilustrative për shkak se gazetarët apo fotoreporterët nuk kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Dhe kjo është e rëndë por në fakt po ndodh gjithnjë e më shpesh! Zyrat e shtypit sjellin më tepër informacion se më parë, ato gjithnjë e më shumë po e zgjerojnë spektrin dhe po i përmirësojnë mardhëniet me gazetarët, por terreni, kontakti i drejtpërdrejtë me ngjarjen dhe me burimet, është i pa zëvëndësueshëm. Një botues mediash në Shqipëri, shpallte para disa viteve në gazetën e tij, se gazetarët janë kthyer në njerëz përtacë e parazitë, që nuk dalin jashtë unazës së madhe të Tiranës. Ai kishte të drejtë në fakt, e shqetësonte kjo gjë ndaj e shpallte në një artikull të tij publik këtë shqetësim duke vlerësuar më tepër rrezikun që vjen nga ky fenomen sesa mundësinë e rënies së prestigjit të gazetarëve. Në fund të fundit është vetë gazetari, ai që përcakton përfundimisht nivelin profesional, besueshmërinë, shkallën e njohjes dhe prestigjin e tij. Një Drejtor Informacioni në një nga televizionet më të rëndësishme në Shqipëri, thoshte pak ditë më parë, se kishte parë edicionin e lajmeve në TV-në e drejtuar prej tij, me një këndvështrim gjeografik. Dhe rezultati i trishtueshëm kishte qenë ky: Të gjitha kronikat, temat dhe lajmet e përcjella në edicionin kryesor të drekës, e kishin burimin dhe terrenin e tyre të zhvillimit, nga Selia e Parlamentit, Qeverisë, partive politike apo ministritë e ndryshme brenda Tiranës. Pra ai pajtohej me faktin se media e tij Kombëtare, në njëfarë mënyrë e ka humbur nocionin e mbulimit dhe pranisë si dhe të shkruarjes tek të gjithë, pra tek gjithë hapësira “kombëtare” siç e detyron ligji dhe profesioni. Imagjinoni pak, subjektet duhet të shkojnë tek lexuesi, dëgjuesi apo audienca në mënyrë të vazhdueshme e të drejtpërdrejtë e më pas duhet pritur vlerësimi i “konsumatorit”. Po kur subjekti nuk shkon fare tek audienca, kur lajmi është jashtë interesit gjeografik të konsumaroti, çfarë mund të thuhet. “Afërsia gjeografike është një element i rëndësishëm që përcakton rëndësinë e lajmit, hapësirën që ai zë”, thuhet në leksionet që ofrohen në Universitetin e Tiranës. Një qyterar nga Kukësi apo nga Himara, a mund ta gjejë veten tek një edicion lajmesh që nis e përfundon me Tiranën?!!! Humbja e kontaktit me terrenin, implementimi i gazetarisë që i referohet të dhënave të marra në internet apo përmes telefonit, mund të konsiderohet si një devijim nga gazetaria e saktë. Të gjitha këto, po e kthejnë gazetarin në një njeri të vetëmjaftuar e të vetëkënaqur ndërkohë që orientimi i drejtë, ai që mund të konsiderohej i gëzueshëm, është krejt tjetër: gazetari duhet të kërkojë vazhdimisht. “Nëse jeni gazetar ose mendoni të bëheni i tillë, mund ta keni vënë re tashmë: Kërkesat për të qenë gazetar po ngrihen në një shkallë të re. Ishte një kohë kur gjithçka për të cilën kishit nevojë, ishte përkushtimi ndaj të vërtetës, shumë energji dhe pak talent për të shkruar. Ju ende keni nevojë për këto gjëra, por ato nuk janë të mjaftueshme”, shkruan në librin e tij “Gazetaria e Saktë”, Philip Meyer, mbajtës i titullit “Kalorës i Urdhrit të Gazetarit” dhe hulumtues i mediave në SHBA. Ajo çfarë thotë Meyer, është pasqyrimi më i mirë i orientimit të drejtë në të cilin ndodhet media amerikane, e konsideruar si një nga shembujt më të zhvilluar në botë. Atje kërkohet të arrihen nivele të reja saktësie e përsosmërie, ndërsa këtu, në Shqipëri, vihet re degradim në elementin bazë të gazetarisë: shkëputjen e gazetarëve nga terreni. Ky është një fenomen i keq, i cili ka shkaqet e tij. Më së shumti mendoj, se shkak për këtë është hyrja në veprimtarinë e gazetarisë e personave që nuk kanë një arësim përkatës për këtë punë. Nuk kam asgjë kundër diversitetit në këtë drejtim, në të gjithë botën, profesionistë të fushave të caktuara, me pak dituri gazetareske kanë bërë artikuj e zbulime profesionale që janë publikuar në shtyp duke u vlerësuar dhe arritur sukses. Por shkollimi për gazetari nuk është aksidental. Kërkesa e personit vjen pas një orientimi pasional. Pra përveç pasionit të njeriut për profesionin, më pas shkolla e gazetarisë promovon fort kontaktin e gazetarit me terrenin, si një gjë të pa tjetërsueshme. Në këtë kuptim, është pak e vështirë të besohet se të arsimuarit për gazetari, e shpikën këtë fenomenin e të shkruarit të artikujve, në fakt krejt sipërfaqësorë, nga kafja. Raste të tila ka plot në shtypin e sotëm shqiptar, për të mos pranuar se fatkeqësisht, raste të tilla gati dominojnë tregun e informacionit në mediat e sotme të këtij vendi. Duhet pranuar se të pa shkolluarit për gazetari, në rradhë të parë kërkojnë punësimin në sektorin ku janë specializuar. Ndaj prania e të shkolluarve për këtë punë, në këtë profesion, të bën të mendosh se bëhet fjalë për atë kategori që nuk ka mundur të integrohet dhe nuk është vlerësuar në fushën për të cilën ka marrë arësimin përkatës. Në këto raste mund të besohet se prania e personave të tillë në gazetari, sa për një punë apo për një rrogë, është fenomeni që rrezikon të jetë importuesi i gazetarisë dembele, të pasaktë, asaj gazetarisë së thashetheme që fillon dhe mbaron në kafenetë e tymosura e të zhurmshme ku nuk mungon era alkool. Megjithatë është për tu theksuar se gazetarët, nuk duhet të mashtrohen dhe të mendojnë se po mashtrojnë publikun. Lëxuesit sot kanë shumë mundësi informimi, nga radiot, televizionet dhe veçanërisht nga kanalet informative që transmetojnë 24 orë lajme. Në këtë mënyrë ata jo vetëm kanë alternativa informimi çka bahët shkak të braktisin përgjithmonë artikujt e gazetarëve dembelë por edhe kuptojnë fare mirë kur kanë të bëjmë me raste të tilla duke falimentuar jo vetëm gazetarët por edhe kreditet e besimit tek sipërmarrjet mediatike.
(Dedectiv)
RD-ja dhe perdorimi i medias si “kobure”
Pata durimin ta lexoj deri në fund këtë artikull të gazetës RD, organi mediatik zyrtar i Partisë Demokratike në pushtet, vetëm dhe vetëm prej kuriozitetit për të parë deri ku arrin përdorimi i saj dhe për të kuptur gjithashtu, qëndrimin real të Qeverisë, ndaj grevës së filluar prej pesë ditësh, nga ish-punëtorët e fabrikës së Gërdecit. Shumë prej tyre janë plagosur, të tjerë janë gjymtuar, ka nga ata me prona e pasuri të dëmtuara apo ndonjë prej tyre, sot është duke rrojtur me borxhe për shkak të shpenzimeve për mjekimin. Grevistët i kanë shkruar Qeverisë dy herë radhazi, duke pranuar se kanë marrë 1 milionë lekë dëmshpërblim, të cilat nuk mjaftojnë, sepse ata kanë nevojë përsëri për trajtim mjekësor, nuk punojnë dot që të sigurojnë të ardhura për familjet e tyre dhe askush nuk është kujdesur për dëmshpërblimin e pasurive të tyre. Disa prej punëtorëve kanë pësuar plagosje, të tjerëve u janë shkatërruar makinat që kishin parkuar rreth “fabrikës” së çmontimit në momentin kur ndodhi tragjedia më 15 mars 2008.Gjithsesi, gazetari i RD-së, shkruan se ka qenë në Vorë, ka folur me një banor të zonës, i cili për shkak të rëndësisë së veçantë të asaj çfarë thotë, nuk ka pranuar të identifikohet. Më pas, gazetari citon një grumbull me dokumente të Bashkisë Vorë, e cila natyrisht, nëse gazetari ka qenë aty, i ka hapur dyert njeriut që shkonte nga gazeta e Partisë, për të thënë të vërtetën. Ky është rasti i parë kur shikoj të pretendohet realizimi i një investigimi me dokumente të ofruara prej vetë personave që janë nën akuzë dhe të publikuara më pas në mënyrë të njëanshme e me pompozitet nga gazetari i bindur i partisë.RD-ja, pretendon se kryetari i grevës, i cili natyrisht si organizator i protestës që po portretizohet si antiqeveritare është mëkatari më i madh, pra ai, ka qenë në Amerikë deri në janar 2008. Çfarë pastaj? Sikur një ditë para se të ndodhte tragjedia, të kishte filluar punën në Gërdec ky njeri, ditën që ndodhi katastrofa, ka qenë aty. RD-ja pretendon më pas se ka dokumente që tregojnë se pjesëmarrësit në grevë, nuk kanë qenë punëtorë të fabrikës!!! Po mirë, kanë qejf të rrinë pa ngrënë këta njerëz, apo duan të bien në sy? Na thoni si është kjo punë. E bukura vjen më pas. RD-ja thotë se grevistët e kanë marrë njëherë dëmshpërblimin, duke nxjerrë kështu në dritë të diellit, grevën e padrejtë e të paligjshme të pretenduar nga gazeta qeveritaro-partiake. Po mirë, nëse këta njerëz e kanë marrë dëmshpërblimin dhe nëse citoni dokumente me data e numra protokolli, përse thoni pastaj se grevistët nuk kanë qenë punëtorë në Gërdec?!!! Në çfarë cilësie u dha dëmshpërblim Qeveria dhe Bashkia Vorë, duke përdorur taksat e qytetarëve?!!!Ky mbase është një nga ato raste, kur përdorimi mediatik duhet të konsiderohet i dënueshëm edhe në rastin kur media është partiake. Kjo gjithsesi tregon kulturën e sjelljes së medias në Shqipëri, më saktë përdorimin e saj të rëndomtë si “kobure”.
Artikulli më poshtë:www.rilindjademokratike.com
Nga tetë personat që kanë hyrë në grevë, vetëm njëri ka qenë punëtor në fabrikën e demontimit
Mashtrimi me Gërdecin, tërhoqi 37.1 milion lekë dhe u fut në grevë urie
Një prej grevistëve të urisë në Vorë, Albin Nexhaj ka tërhequr nga shteti shumën e 37.1 milionë lekëve për të cilën ka rënë tërësisht dakort dhe ka firmosur në Bashkinë e Vorës dhe më pas është futur në grevën e urisë duke deklaruar se nuk ka përfituar asgjë nga dëmi i pësuar nga shpërthimi në Gërdec. Nga dokumentat që disponon Bashkia Vorë rezulton se, vetëm një grevist ka qenë punëtor në fabrikën e demontimit në Gërdec. Nga 8 grevistë që janë aktualisht, vetëm 4 janë banorë të Bashkisë Vorë. Kryetari i shoqatës “punëtorët e Gërdecit”, Andi Belliu, rezulton se ka qenë në SHBA, deri në muajin janar të këtij viti. Më pas, ai ka ardhur në Shqipëri dhe nuk ka punuar asnjë ditë në fabrikën e demontimit në Gërdec. Madje, ai as nuk e ka ditur se në Gërdec ka pasur fabrikë demontimi, nuk ka qenë me asnjë protestë që banorët kanë zhvilluar, pranë Bashkisë. Kjo është vërtetuar dhe nga punonjësit e tjerë, si dhe nga dokumentacioni përkatës i firmës. “Aludimet që kanë dalë në media nuk janë të vërteta”, shprehet një banor pranë vilës të grevistëve. “Të gjithë ata nuk kanë qenë punëtorë në fabrikë, po të kenë qenë kanë dokumente që e vërtetojnë”, shprehet një ish-punëtor në fabrikën e Gërdecit. Ai tha se, në fabrikë ku merrnin rrogat ka pasur një bordero dhe rroga jepej me faturë, por ata nuk figurojnë gjëkundi me përjashtim të njërit. Ish-punëtori nuk pranoi të identifikohej, por pranoi se gjatë periudhës që ka punuar asnjërin prej tyre nuk e ka pasur koleg. Grevistët, sipas shefit të kabinetit pranë Bashkisë Vorë, Subi Përzhilla, janë shpërblyer sipas premtimeve të dhëna nga qeveria dhe Bashkia. Të gjithë punëtorët kanë marrë shumën prej 1 milion lekë të vjetra të akorduar nga qeveria. Të gjithë ata që kanë humbur jetën në aksidentin teknologjik kanë marrë shumën prej 20 milion lekësh të vjetra për person. Shpërndarja e tyre është bërë sipas Përzhillës kohë më parë. Ai pohoi se, shumica prej grevistëve nuk janë banorë të Bashkisë Vorë. Një nga pikat që grevistët ia kanë dërguar qeverisë është dhe pagimi i siguracionit siç ishte rënë në ujdi me firmën “Albademil”. Punëtorët e fabrikës sipas vendimit numër 348, datë 1.4.2008 thuhet: dhënie e një ndihme të menjëhershme financiare, në masën 50.000 lekë të reja për çdo punëtor, i cili më 15 Mars 2008, datë kur ndodhi aksidenti teknologjik, ka qenë i pranishëm në fabrikën e çmontimit të municioneve në Gërdec. Po kështu, me një vendim dhe një urdhër tjetër, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe e Shanceve të Barabarta, i ka akorduar Bashkisë Vorë, në degën e Thesarit në Tiranë fondin në masën 6.950.000 lekë. Ky fond është dhënë në kodin e Bashkisë Vorë nr. 2165001, Art. 604.01. “Transferim tek organet e Pushtetit Vendor”. Ky fond të përdoret si ndihmë për të financuar punonjësit që kanë qenë të pranishëm më datë 15.3.2008 në fabrikën e demontimit në Gërdec. Masa e ndihmës për njeri është 50.000 lekë të reja për person. Në bazë të këtyre urdhërave të nxjerra nga institucionet qeveritare, çdo punëtor e ka përfituar shumën që ka rënë dakord me autoritetet dhe kreun e ekzekutivit. Nga 37 persona që kanë firmosur peticionin për të hyrë në grevë urie për plotësimin e kërkesave, pas arsyetimit dhe bindjes së tyre për kërkesat absurde 29 firmëtarë janë tërhequr, dhe në grevë kanë hyrë vetëm 8 persona, që kanë vetëm probleme periferike me shpërthimin teknologjik të Gërdecit.
Bashkia Vorë: Asnjë nga grevistët nuk ka para pa marrë
Nga zyrat e Financës pranë Bashkisë Vorë na u konfirmua se asnjë prej grevistëve nuk ka para pa marrë, nga ato që ka premtuar kryeministri dhe kryebashkiaku i Vorës. Adriatik Fiqiri Spahiu, grevist dhe anëtar i Shoqatës punëtorët e Gërdecit, ka marrë nga filiali i Financës pranë Bashkisë Vorë shumën që vetë ai ka rënë dakord me grupet e vlerësimit. Fiqiri Gani Spahiu, ka marrë 12 milion lekë për dëme në ndërtime. Kurse në njerëz nuk ka pasuar asnjë dëm, dhe nuk rezulton punëtor në fabrikën e demontimit në Gërdec. Albin Nexhaj grevist, ka marrë në emër të të ëmës shumën prej 37.1 milion lekë. Kjo shumë është tërhequr sipas zyrës së Financave pranë Bashkisë Vorë pak kohë më parë me akordin e arritur midis grupit të rivlerësimit dhe familjarëve të tij. Hajdar Halili, ka marrë në emër të të atit shumën prej 4 milionësh. Dhe kjo shumë është marrë me konsensus nga i dëmtuari dhe grupi i ekspertëve. Burime nga Bashkia Vorë bënë të ditur, se asnjë nga grevistët nuk është trajtuar me indiferencë, përkundrazi të gjithë premtimet i janë dhënë konform afatit kohor të premtuar nga qeveria. Ndërsa, procesi i dëmshpërblimeve i shtëpive ka mbaruar vetëm pak ditë më parë. Grevistët i kanë marrë të gjithë lekët në afatet kohore dhe më herët.
Grevistët nuk rezultojnë në asnjë listë
Grevistët kanë pohuar se nuk kanë kërkuar asnjëherë paratë e dëmshpërblimit për shtëpitë apo për dëmet materiale, pasi ata i kanë marrë. Vetë kryetari i grevës ka pohuar se, mediat e kanë politizuar më shumë seç duhet këtë problem, pasi ai personalisht nuk ka thënë asnjëherë se qeveria nuk ka dëmshpërblyer banorët e Gërdecit. Greva, sipas tij ka ardhur, sepse kërkojnë të marrin një shpërblim ekstra si punëtorë të kësaj fabrike. Kërkesat e tyre kanë qenë vetëm në këtë drejtim dhe jo për mungesë të mbajtjes së premtimeve. Kryetari i grevës nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjeve se kush i mbështet në këtë nismë dhe pse kanë hapur llogari bankare të veçantë. Kjo, sipas Bashkisë Vorë, devijimi i fondeve nga Bashkia dhe qeveria që janë organe legjitime, nën administrimin e njerëzve që nuk kanë për qëllim mbrojtjen e interesave të punëtorëve, apo banorëve, por interesa vetiake. Në Shoqatën punëtorët e Gërdecit nuk bën pjesë asnjë i plagosur nga shpërthimi teknologjik në Gërdec. Në këtë shoqatë, që është ngritur pas 15 prillit nuk ka pasur asnjë organizim apo kërkesë për bisedim me autoritetet shtetërore. Nga grevistët aktualë nuk ka asnjë punëtor që është dëmtuar nga shpërthimi. Pretendimi i tyre që të trajtohen si punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes është jo real. Bashkia Vorë nuk i ka takuar grevistët për faktin se, kërkesat e tyre nuk i janë bërë të ditura në një kohë të përshtatshme. Sipas tyre, kërkesa për plotësimin e kushteve ka ardhur vetëm dy ditë para se këta banorë jo të juridiksionit të saj të hynin në grevë urie. Sipas shefit të kabinetit të Bashkisë, autoriteti lokal ka marrë kontakte me grevistët që janë nën juridiksionin e Bashkisë Vorë. Ata janë sqaruar dhe i kanë bërë me dije familjarëve të grevistëve, se premtimet janë mbajtur. Kërkesat e reja të grevistëve nuk janë kompetencë e saj. 8 grevistët nuk disponojnë asnjë dokumentacion që të vërtetojë praninë e tyre më 15 mars në fshatin Gërdec. Po ashtu, grevistët nuk figurojnë tek lista e të dëmtuarve fizikisht nga shpërthimi që u dëmshpërblyen nga vendimi i qeverisë. Gjithashtu, grevistët nuk figurojnë as tek lista e spitaleve që u morën me kurimin e të dëmtuarve të Gërdecit.
Opozita mbështetje politike aventurierëve
Ndërkohë, gjatë vizitës së djeshme të një grupi deputetësh socialistë pranë grevistëve, iu është kërkuar indirekt qëndrimi i tyre në grevë. Cinizmi i kryetares së Grupit kuvendor, Valentina Leskaj, në Parlament ku tregoi foton e një njeriu të djegur, dhe pohoi se qeveria nuk e ka ndihmuar. Por, vetë i dëmtuari ka pohuar se, shpenzimet për shërimin e tij në Itali janë paguar nga shteti. Gjithashtu, ai pranoi se ka marrë shumën që ishte rënë dakord me kreun e ekzekutivit. Valentina Leskaj nuk i kërkoi një dokumentacion që të vërtetonte, qoftë dhe 2 grevistë si punëtorë në fabrikën e demontimit. Kryetarja e shqetësuar Leskaj, nuk i kërkoi grevistëve sqarime pse kanë hapur llogari bankare jashtë institucionit. Bërja politike me disa persona që janë në hall dhe nuk dinë se çfarë të kërkojnë, është motoja e G 99, e cila u rekrutua në grupimin e vogël të Edi Ramës. Ndërsa, Veliaj investigo “korrupsionin” e qeverisë siç thotë ai, pse nuk investigoi në Bashkinë e Vorës që e kishte vetëm dy metra larg makinës së tij, për të pyetur pse këta banorë nuk kanë marrë shpërblimet. Dhënia e kredos politike të disa aveturierëve nga segmente të opozitës është një tallje për të dëmtuarit real të kësaj tragjedie. Këta të dëmtuar tashmë janë në fazën e rindërtimit dhe fillimit të jetës së tyre normalisht.Elis KUÇI
Postuar nga “Dedectiv”, bashkeautor i faqes!
Zbulohen paditë për shpifje ndaj gazetave shqiptare për 2007-2008
Është interesante të shikosh në Gjykatën e Tiranës, paditë që janë bërë kundër organeve mediatike, konkretisht kundër shtypit të shkruar. Bie në sy fakti se paditësit, pra personat që pretendojnë se janë dëmtuar nga shtypi, i përkasin niveleve të ndryshme në shoqëri. Megjithatë është me rëndësi të theksohet se televizionet apo organet mediatike elektronike (radiot) apo faqet informative të internetit, nuk ndodhen në asnjë rast, në listën e padive të vitit 2007-2008. Në këtë tabelë gjendet vetëm një listë e gjatë gazetash. Kusarët arritën të sigurojnë listën e plotë të gazetave të paditura për shpifje, bashkë me personat që janë ankuar në gjykatë si dhe me shumat përkatëse të dëmshpërblimit që ata kërkojnë. Paditë u referohen abuzimeve dhe shtrëmbërimeve trashanike, si psh. Këngëtarja Poni është shtatzënë, kur ajo vetë e mohon një gjë të tillë (të presim sa të kalojnë 9 muaj) apo pasardhësi i Mbretit, Leka Zogu, është i sëmurë me SIDA. Shikoni çfarë ndërhyrjesh në jetën private të të tjerëve. Një rast tjetër nga i cili mund të nxirret shembull është ai i gazetës “Korrieri”, e cila është dënuar me 10 milionë lekë gjobë për një lajm të botuar duke “bërë të vdekur” Presidentin e Distributorit të kompanisë “Mercedes Benz” në Shqipëri. Pra kujdes njerëz, gjykatat mund të ulin gjobat, por edhe 10 milionë lekë, nuk janë pak, apo jo?!
Shqiponja Karafili, (Poni), padit gazetën “Korrieri” lidhur me artikullin për shtatzaninë e këngëtares duke pretenduar atësinë e fëmijës nga një deputet. Këngëtarja kërkon dëmshpërblim 35 milionë lekë
Leka Zogu, padit “Gazetën Shqiptare” për artikullin që pretendoi se pasardhësi i Mbretit ishte me SIDA. Paditësi kërkon 200 mijë euro dëmshpërblim dhe përgenjeshtrim të informacionit të dhënë për dhjetë ditë me radhë
Gjinovefa Gaba, padit gazetën “Panorama”, për shkrimet që janë bërë lidhur me personin e saj, pas kandidimit për anëtare të Gjykatës së Lartë. Kërkon 30 milionë lekë dëmshpërblim
Maks Velo, padit gazetën “Ndryshe” për një seri shkrimesh dhe opinionesh të botuara kundër tij. Maks Velo kërkon 10 milionë lekë dhe detyrimin për të përgenjeshtruar opinionet rekdasionale që janë botuar kundër tij
Mehmet Kurti, padit “Gazetën Shqiptare”, kërkon 50 milionë lekë
Eleni Nakuçi, padit “Gazetën Shqiptare” për një shkrim lidhur me një çështje divorci, vlerën e dëmshpërblimit e ka lënë në dorë të gjykatës
Basri Ruka, President i distributorit të BENZ në Shqipëri, padit gazetën “Korrieri” për artikullin ku thuhej se biznesmeni kishte vdekur nga infarkti. Kërkoi 300 mijë euro por mori vetëm 10 milionë lekë
Agim Kuçi, ish-drejtor i zyrës Arsimore në Bulqizë, padit “Zërin e Popullit”, kërkon 50 milionë lekë. I njëjti person, ka paditur dhe gazetën “Standard”
Koço Kokëdhima padit gazetat “Shqiptare”, “Korrieri”, “Koha Jonë”, “Albania” për artikullin sipas të cilit ai kishte kërcënuar Albert Xhanin. Kërkon nga 100 milionë nga secila, gjykata i dha nga 2 milionë për secilën gazetë
Lumturi Sulaj, padit gazetën “Ballkan”, për një shkrim ku prtendohej se djali i saj kishte vrarë të dashurin e saj
Kimete Meta, padit “Zërin e Popullit”, kërkon 10 milionë lekë dëmshpërblim
Postuar nga “Dedectiv”, bashkëautor i faqes
Supergazetarja dhe superhajduti 11-vjecar
Shikoni me sa pasion ka shkruar gazetarja Elona Elezi (Korrieri) artikullin e saj të sotëm me titull: 11-vjeçari “çarmatos” policin e Briskut…
TIRANË - Fëmija “gjeni” i vjedhjeve, 11-vjeçari Markeljan C., “çarmatos” një polic të Briskut. Superhajduti i mitur nuk rresht së ushtruari profesionin që e ka aq shumë pasion. Burime të besueshme policore i thanë dje “Korrierit”, se djali imcak me origjinë nga Mirdita, rreth orës 18:00 të pasdites ka bërë një ndër vjedhjet më spektakolare të “karrierës” së tij. Markeljani i ka marrë pistoletën e shërbimit policit të Briskut, Preng Ndoit, duke “e zhveshur” nga detyra për disa orë më radhë. Përveç pistoletës, vogëlushi i ka vjedhur punonjësit të policisë edhe një portofol me para. Sipas të tjerë burimeve zyrtare, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Kamzë. Në momentin që Ndoi ka kuptuar se e kishin vjedhur, nuk ka mundur t’i besojë vetes që djali imcak që po vraponte disa minuta më parë përpara hundës së tij, t’i kishte grabitur lekët dhe armën. Identifikimi i tij nuk ka qenë i vështirë, për shkak se jo pakkush e njeh hajdutin e vogël të shtëpive. Menjëherë pas ngjarjes, i dëmtuari u është drejtuar forcave policore të Komisariatit Nr. 5, të cilët pas deponimit të kolegut të tyre, u përballën me rastin më të freskët të Markeljanit, i cili dyert e atij komisariati i ka parë me qindra herë. Edhe pse lokalizmi dhe kapja e tij nuk do të jetë aspak e vështirë për uniformat blu, problemi i vetëm që do të ngelet është ai i moshës së mitur të tij, që e favorizon deri në mbushjen e 14 vjetëve, moshë në të cilën do të mund të mendohet mirë para se të bëjë vjedhjen e radhës. Rreth orës 19:00 të pasdites së djeshme, forcat e policisë mundën ta gjejnë armën e vjedhur nga 11-vjeçari, të hedhur në një kanal jo shumë shtëpisë së tij në Laprakë. (www.korrieri.com)
Ja vlen ta lexojmë përsëri këtë fjali: Superhajduti i mitur nuk rresht së ushtruari profesionin që e ka aq shumë pasion! Një fryrje bombastike e subjektit. Gazetarja nuk na thotë asgjë në artikull rreth faktit se personazhi i saj qenka një “supërhajdut”. Cili nga ne i ka numëruar vjedhjet e këtij të mituri me të cilin për këtë shkak duhet të trajtohet edhe më me tepër kujdes nga media. Pastaj gazetarja përsëri nuk jep asnjë justifikim për termat e përdorur, profesion, nga e mësoi faktin se i mituri e ka profesion vjedhjen, a verifikoi ajo nëse ky person grabit për pasion apo nga halli. Në shkrim nuk ka asnjë citim të 11-vjeccarit ku ai të ketë pohuar se vjedh për pasion. Gjithsesi urojmë që “superhajduti” M.C, të mos e lëzojë këtë artikull sepse ndonjë ditë, me këtë reklamë dhe publicitet të pa justifikuar dhe jo profesional që i bëhet, do ta ndjente veten “personazh të krimit” në ato përmasa sa mund të vjedhë jo ndonjë polic të pa vëmendshëm por ndonjë personazh kushedi sa lart në Qeveri apo në Parlament. Jo për gjë por besoj se edhe “profesionisti” e di qe parlamentarët ene qeveritarët mbajnë goxha pare me vete e aq më tepër telefona të shtrenjtë!
3 komente