Kusaret

Analiza, komente e studime per median

Scoop-i i Gazeta Shqiptare me divorcet, shkelje e privatësisë  

Suplementi i “Gazeta Shqiptare”, botoi sot një scoop të vërtetë në suplementin e saj “Summer Pages”. Artikulli, i cili në fakt nuk është aspak i tillë, por një listë e gjatë dhe e mundimshme emrash të renditur keq, paraqet emrat e bashkëshortëve dhe bashkëshorteve që kanë bërë padi në Gjykatën e Tiranës, por zgjidhje martese apo divorc, që nga janari deri në fund të korrikut 2008. Emrat publikohen të plotë ndërsa titulli që lajmëron këtë 2-faqësh suplementi, është reklamuar me gërma të mëdha në faqe të parë: Bum divorces në Gjykatën e Tiranës. Togat e zeza kanë firmosur më shumë se 400 padi për zgjidhje martese, ÇIFTET E DIVORCUARA, QYTETARËT QË I JANË DREJTUAR GJYKATËS BRENDA 6 MUAJVE PËR ZGJIDHJE MARTESE”!

Zakoni e do që derisa po flasim për një material të tillë të bërë publik, atë duhet ta sjellim këtu tek “Kusarët”, në mënyrë që kushdo të jetë i lirë të krijojë një mendim. Mirëpo pikërisht për shkak se ky postim, është shprehja e një qëndrimi kategorik kundër publikimit të emrave, materialin scoop të bërë publik nga GSH-ja, nuk po e sjellim këtu, çka mendojmë se do tu shkaktonte akoma më shumë dëm, atyre qytetarëve dhe qytetareve, që pasi nuk patën fatin e një martese normale, tanimë emrat u bëhen publikë duke i shpallur publikisht si njerëz të divorcuar. Dhe derisa hapësira e një gazete të tërë nuk mjafton për të analizuar objektivisht shkaqet e 400 divorceve, gjithë ata qytetarë dhe qytetare emrat e të cilëve janë bërë tashmë publikë, mund të etiketohen tashmë si tradhtarë, pa karakter, të pa përshtatshëm apo ku dimë ne çfarë. Mendojmë se ky është një sembull i keq nga i cili nuk vuan vetëm Gazeta Shqiptare, por e gjithë gazetaria shqiptare. Një publikim i tillë mendojmë se është në shkelje të privatësisë, të të drejtave të njeriut dhe si i tillë, nuk duhet të shikohet si një material komerci dhe as si një mundësi për të mbushur dy faqe gazetë, që keqtrajtojnë plot 400 çifte dhe 800 persona.  

Nga kusaret

5 Gusht 2008 më 8:08 am

3 Komente ndaj 'Scoop-i i Gazeta Shqiptare me divorcet, shkelje e privatësisë'

Merri komentet me RSS

  1. Për mendimin tim, mund të shërbejë edhe si një mundësi e mirë për ta mbyllur përfundimisht gazetën. Nëse të katërqind personat e përmendur, i drejtohen prokurorisë duke kërkuar të dëmshpërblehen nga gazeta për cënim serioz të jetës private dhe fyerje të paskrupullt të personalitetit, nuk është aspak e pamundur që ti vihet kyçi fletushkës!

    N.Ago GREECE

    9 Gus 08 më 6:51 am

  2. v.o.: 400 çiftet! Pra, më duket shumë e lehtë ti vihet kyçi. Qysh nesër!

    N.Ago GREECE

    9 Gus 08 më 6:52 am

  3. hahahaha, ke te drejte n.ago, po akoma me e rende se kjo qe ben gazeta, mendoj se eshte menyra si veprojne te cenuarit, nuk u shkon ne mendje fare te bejne padira per demshperblim, pra tua besojne institucioneve zgjidhjen e konfliktit po maksimumi marrin ne telefon redaksine dhe shajne e kercenojne (me sa thuhet) dhe me se pakti qendrojne duke u ankuar tavolinave

    Kusaret ALBANIA

    10 Gus 08 më 9:09 am

Komento




1498 faqet e vizituara, 3 sot
809 vizita, 3 sot