Kusaret

Analiza, komente e studime per median

Kur (keq) përdorimi i medias arrin kulmin!!!  

TIRANE - Ca ditë të shkuara, kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë, ndryshoi. Drejtuesi i këtij institucioni prej katër viteve, prokurori i njohur Adnand Kosova, u transferua në Prokurorinë e Përgjithshme, dy shkallë më lart në hierarki ndërsa në vend të tij, në drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, u emërua prokurori magjistrat Olsian Cela. Lajmi u pasua me një bujë të ccuditshme mediatike për shumicën e qytetarëve të thjeshtë të Shqipërisë. Televizioni “Ora News”, një kanal relativisht i ri televiziv informativ, sapo mësoi lajmin, vrapoi ta diskretitojë prokurorin magjistrat, sikur ai ishte emëruar në detyrën e re, vetëm sepse kishte qenë shok klase me Kryeprokuroren aktuale Ina Rama. E në fakt mënyra e pasqyrimit të lajmit nga “Ora News” edhe pse shkaktoi habi, nuk ishte aspak e ccuditshme. Prokurori Olsian Cela kishte hetuar reth parregullsive të bëra nga Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit, në vendimin e marrë për licencimin e “Ora News”. Një kanal televiziv ky, që me sa pretendonte deri në momëntin që shpërndau sinjalin, do të konkuronte me kanalin tjetër televiziv informativ “News 24” që transmeton edhe në qytete të tjera të Shqipërisë përtej Tiranës, e vec kësaj edhe ne satelit. Po të shikohet me vëmendje mënyra si e pasqyron lajmin “Gazeta Shqiptare”, media brenda kompanisë që financon “News 24” dhe gazeta “Koha Jonë”, me pronarë të njëjtë me ata që financuan “Ora News”-in, është e qartë përse ky lloj shtypi, merret kaq shumë me prokurorin magjistrat Olsian Cela, i cili sicc besoj, nuk do të dëshironte as vetë, kaq shumë reklamë të fryrë nga “Gazeta Shqiptare” e “News 24” por as kaq shumë kritika banale sa i bën “Koha Jonë” dhe “Ora News”. Ky është një rast që për dy palët, tregon fare qartë sa e pavarur dhe e përdorur është media shqiptare.

Më poshtë, artikulli i sotëm i “Koha Jonë”, pas një sërë shkrimesh prej disa ditësh, që hedhin baltë mbi prokurorin Olsian Cela: KOHA JONE:

Olsian Cela publikoi videon intime te Inis Gjonit?

E Marte, 01 Korrik 2008

Olsian Cela, kryeprokurori i Krimeve te Renda, i emeruar vetem pak dite me pare nga shoqja e klases, Ina Rama, nuk ka nxjerre ne publik vetem sekretet hetimore te ceshtjes kunder KKRT. Ai, mesohet te jete edhe prokuror ne ceshtjen “Kompas”, ku sic dihet u nxor ne publik nje material privat i njerit prej te arrestuarve. Behet fjale per “grabitjen” nga dosja hetimore te nje video intime te sekuestruar ne emer te shtetit, nga celulari i te arrestuarit Arian Selimi.Nxjerrja dhe shperndarja e materialeve sekrete te hetimit, eshte veper penale dhe shkelje flagrante e te drejtave te njeriut. E nderkohe qe pala e demtuar kerkoi denimin e autoreve te nxjerrjes se sekretit personal ne publik, kryetari i grupit hetimor te kesaj ceshtjeje qe kishte sekuestruar edhe celularin e te arrestuarit, prokurori Olsian Cela, jo vetem qe nuk mbajti pergjegjesi, por u gradua ne detyre si shef i Prokurorise se Krimeve te Renda.E njejta gje ka ndodhur me kete prokuror edhe gjate hetimit te ceshtjes kunder KKRT, ku deshmite e te pyeturve, numrat e llogarise se televizioneve, e te dhena te tjera, sekret i hetimit, botoheshin te nesermen ne gazeten e interesuar dhe konkurrentet e ceshtjes. Cfare garancie ofron tashme ky prokuror, qe pas ketyre rasteve nuk do te nxjerre sekrete edhe me te rendesishme ne publik, ose akoma me keq, mund t’i shese informacionet qe kushtojne edhe me miliona euro.Cfare morali u ofron ky kryeprokuror i Krimeve te Renda, vartesve te tij, kur te gjithe e dine se cfare shperdorimesh ka bere shefi i tyre i ri? Me cfare kriteresh e emeroi shoqja e klases kete udheheqes te ri te prokurorise me te rendesishme ne Shqiperi, me kriterin e nxjerrjes se sekreteve hetimore ne publik?Kjo eshte reforma ne drejtesi? Kjo eshte merita qe propagandon me te madhe kryetari i mazhorances, Sali Berisha?Pas ketij emerimi skandaloz, askush nuk mund te heshte. As Prokurorja e Pergjithshme, as kryetari e KLD-se apo zevendesi i tij, as Kryeministri apo ministri i Drejtesise. Nese keta udheheqes, te cilet jane pergjegjes per moralin e punonjesit shteteror, nuk mbajne qendrim ndaj ketij emerimi skandaloz, do te thote se ata pajtohen me kete fenomen dhe me pas kete gje kane te drejte ta bejne te gjithe prokuroret, te gjithe hetuesit, te gjithe policet. Publikimi i sekreteve mund t’i rrise ne detyre!

Kodi PenalNeni 294Tregtimi i sekretit shteteror nga personi qe i eshte besuar

Tregtimi, perhapja dhe informimi i fakteve, shifrave, permbajtjes se dokumenteve apo materialeve qe, sipas ligjit te njohur publikisht, perbejne sekret shteteror, nga personi qe i eshte besuar ose qe ka mundur te vije ne dijeni per to per shkak te detyres, denohen me gjobe ose me burgim gjer ne pese vjet. Po kjo veper, e bere boterisht, denohet me gjobe ose me burgim gjer ne dhjete vjet.

— 

Theksojmë, se sot në ora 19:50, në faqen zyrtare të “Koha Jonë”, nuk ishe lënë asnjë koment nga lexuesit tek ky artikull.

Më poshtë artikulli i kundërt i “Gazeta Shqiptare”

GSH: Olsion Çela, njeriu që zbardhi dosjet e rëndaDërguar më:

01/07/2008 - 07:59

TIRANE- Prokurori Çela hetoi për dosje të bujshme, për banda të armatosura e organizata kriminale që merreshin me trafikun e drogës, armëve dhe qenieve njerëzore, duke vënë para drejtësisë dhjetëra kriminelë të pamëshirshëm. Olsi, shihej si prokurori me integritet, me etikë e shumë profesional. Ai është prokurori që flet pak, por flet për fajësinë e kriminelëve me prova dhe fakte. Flet me gjuhën e ligjit, duke e respektuar atë. Olsion Çela nuk erdhi në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për faktin se ka qenë shok klase me shefen e organit të akuzës, Ina Rama, sikurse u intereson ta cilësojnë emërimin e tij, qarqe të caktuara e për interesa të caktuar. Ai erdhi se e meritonte. Se punoi fort, me dinjitet e duke zbatuar vetëm ligjin. Ardhja e Çelës në krye të kësaj strukture te posaçme, pritet t’i japë një vrull të ri luftës kundër krimit të organizuar e trafiqeve të paligjshme. Nuk duhet harruar se vetëm pak ditë më parë, vetë miqtë e tij prokurorë e votuan për të qenë anëtar i Këshillit të Prokurorisë, sepse e dinë që Olsi është profesional, i përkushtuar dhe një zë që dëgjohet. Duhet të kujtojmë këtu sot për të gjithë, se Olsi ka zbardhur dhjetëra dosje, si “Kompas”, vrasjen e Fatmir Ramës (Mirit të Xhikes), ku është mbyllur përjetë në qeli autori i krimit, Lavdërim Tufa, hetoi për veprimtarinë kriminale të të ashtuquajturës “Banda e Niklës”, për dosjen e bujshme “Remzi Hoxha”, dërgoi përjetë në qeli Pashk Lleshin, njeriun që do të sharronte hekurat e burgut të sigurisë së lartë duke shijuar vetëm pak minuta liri. Zbardhja e këtyre dosjeve të bujshme, vënia para drejtësisë e autorëve të krimeve, dëshmojnë se Olsion Çela ka shënuar jo pak arritje në punën e tij. Ai nuk duhet paragjykuar në detyrën e sapoemëruar. Le t’i lëmë kohë të shohim se ç’do të bëjë Olsioni, në krye të një strukture që në qendër të saj ka luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafiqeve. d.b/GazetaShqiptare/BalkanËeb)

Në artikullin e “Gazeta Shqiptare”, tek faqja zyrtare, ishin lënë këto komente nga lexuesit, si më poshtë:

»| martins  (Dërguar më: 01/07/2008 - 16:34)Gazetarit nuk intereson realiteti se kush eshte “Olsi”mjafton te mbaj pozicionin “Majtas apo Djathtas”,kjo eshte e rendesishme per gazetarin njekohesisht kush e paguan,mos prit gazetar te ndergjegjeshem.»|

Er30  (Dërguar më: 01/07/2008 - 16:17)Jane bere keto gazetat si leter hugjenike, t’i marresh me rradhe e t’i perdoresh ne tualet. Tek Koha Jone lexoj 1000 te zeza per kete tipin qe eshte zgjedhur Prokuror i Krimeve te Renda, ketu 1000 lavde, a do beni ndonjehere gazetari’ o pseudogazetar?

»| goody  (Dërguar më: 01/07/2008 - 14:13)

A eshte Olsi vellai i shahistit Arben Cela dhe djali i Spiros?

gjykoni vetë mbi këtë rast!

(Dedectiv)

Nga kusaret

1 Korrik 2008 më 12:50 pm

5 Komente ndaj 'Kur (keq) përdorimi i medias arrin kulmin!!!'

Merri komentet me RSS

  1. Pune e paqme dedectiv!

    pm GERMANY

    2 Kor 08 më 2:26 am

  2. pm, faleminderit dhe mireseerdhe! perpiqemi te bejme, sadopak! momentalisht mjaftohemi me qellimin e mire, ne te ardhmen besojme se do te bejme me shume!
    pershendetje!

    Kusaret ALBANIA

    2 Kor 08 më 7:50 am

  3. Kusar, nuk shikoj asgjë të gabuar në mënyrën se si e trajtojnë të njëjtin argument dy gazeta të interesave të ndryshme… do të ishte skandaloze nëse do jepnin opinione të ndryshme mbi matematikën :) .
    Sepse nëse nga njëra anë flasin mirë… liria e shtypit presupozon dhe atë që:askush nuk mund ti detyrojë që të flasin keq, ndërsa kur flitet “keq”… ai që shkruan ka dhe detyrime të tjera.

    Sepse një gazetar, sado i pashkollë/kokëkrisur/budalla që të jetë (ose që të mendojë se i ka shpatullat e ngrohta nga “lart”), ai gazetar nuk do të guxonte që të akuzonte as një qytetar të thjeshtë për shpërndarje të materialeve sekrete (nga dosjet e hetuesit) dhe jo më që të fliste pa teklif për një njeri që ligjin presupozohet që e njeh shumë mirë dhe që të paktën do të dijë ta përdorë për të mbrojtur dinjitetin personal.

    edrus ITALY

    19 Kor 08 më 11:32 am

  4. edrus, faleminderit per komentin!
    diversiteti ne shtyp eshte shenje e demokratizimit te tij, problemi ne kete rast eshte se njera pale ndodhet ne konflikt me personin ne fjale, ndersa tjera e ndjen veten perfituese prej tij

    Kusaret ALBANIA

    23 Kor 08 më 2:00 pm

  5. Kusar, mua si lexues nuk më interesojnë konfliktet që mund të kenë ndërmjet tyre shtypi dhe ndonjë person publik, unë shikoj se si më vjen lajmi dhe sado që të jetë tendencioz lajmi, nëse nuk shikoj një reagim nga “pala e lënduar”…
    Pastaj, nëse do të jetë një argument që mund të më interesojë apo jo, nëse bije ndonjëherë muhabeti rreth atij personi, personalisht nuk do të citoja “lajmin”, por sidoqoftë do të kisha në konsideratë “mungesën e reagimit” nga ana e personit.
    Shkurt muhabeti, fjala e urtë e popullit: “Ku ka zë s’është pa gjë” vlen gjithmonë nëse vetë i interesuari nuk ju përgjigjet zërave (Natyrisht, një reagim civil dhe nëpërmjet rrugës legale dhe jo nëpërmjet fjalëve të klubit ose parlamentit ;) )

    edrus ITALY

    26 Kor 08 më 3:31 am

Komento




1497 faqet e vizituara, 2 sot
808 vizita, 2 sot