Zbulohen paditë për shpifje ndaj gazetave shqiptare për 2007-2008
Është interesante të shikosh në Gjykatën e Tiranës, paditë që janë bërë kundër organeve mediatike, konkretisht kundër shtypit të shkruar. Bie në sy fakti se paditësit, pra personat që pretendojnë se janë dëmtuar nga shtypi, i përkasin niveleve të ndryshme në shoqëri. Megjithatë është me rëndësi të theksohet se televizionet apo organet mediatike elektronike (radiot) apo faqet informative të internetit, nuk ndodhen në asnjë rast, në listën e padive të vitit 2007-2008. Në këtë tabelë gjendet vetëm një listë e gjatë gazetash. Kusarët arritën të sigurojnë listën e plotë të gazetave të paditura për shpifje, bashkë me personat që janë ankuar në gjykatë si dhe me shumat përkatëse të dëmshpërblimit që ata kërkojnë. Paditë u referohen abuzimeve dhe shtrëmbërimeve trashanike, si psh. Këngëtarja Poni është shtatzënë, kur ajo vetë e mohon një gjë të tillë (të presim sa të kalojnë 9 muaj) apo pasardhësi i Mbretit, Leka Zogu, është i sëmurë me SIDA. Shikoni çfarë ndërhyrjesh në jetën private të të tjerëve. Një rast tjetër nga i cili mund të nxirret shembull është ai i gazetës “Korrieri”, e cila është dënuar me 10 milionë lekë gjobë për një lajm të botuar duke “bërë të vdekur” Presidentin e Distributorit të kompanisë “Mercedes Benz” në Shqipëri. Pra kujdes njerëz, gjykatat mund të ulin gjobat, por edhe 10 milionë lekë, nuk janë pak, apo jo?!
Shqiponja Karafili, (Poni), padit gazetën “Korrieri” lidhur me artikullin për shtatzaninë e këngëtares duke pretenduar atësinë e fëmijës nga një deputet. Këngëtarja kërkon dëmshpërblim 35 milionë lekë
Leka Zogu, padit “Gazetën Shqiptare” për artikullin që pretendoi se pasardhësi i Mbretit ishte me SIDA. Paditësi kërkon 200 mijë euro dëmshpërblim dhe përgenjeshtrim të informacionit të dhënë për dhjetë ditë me radhë
Gjinovefa Gaba, padit gazetën “Panorama”, për shkrimet që janë bërë lidhur me personin e saj, pas kandidimit për anëtare të Gjykatës së Lartë. Kërkon 30 milionë lekë dëmshpërblim
Maks Velo, padit gazetën “Ndryshe” për një seri shkrimesh dhe opinionesh të botuara kundër tij. Maks Velo kërkon 10 milionë lekë dhe detyrimin për të përgenjeshtruar opinionet rekdasionale që janë botuar kundër tij
Mehmet Kurti, padit “Gazetën Shqiptare”, kërkon 50 milionë lekë
Eleni Nakuçi, padit “Gazetën Shqiptare” për një shkrim lidhur me një çështje divorci, vlerën e dëmshpërblimit e ka lënë në dorë të gjykatës
Basri Ruka, President i distributorit të BENZ në Shqipëri, padit gazetën “Korrieri” për artikullin ku thuhej se biznesmeni kishte vdekur nga infarkti. Kërkoi 300 mijë euro por mori vetëm 10 milionë lekë
Agim Kuçi, ish-drejtor i zyrës Arsimore në Bulqizë, padit “Zërin e Popullit”, kërkon 50 milionë lekë. I njëjti person, ka paditur dhe gazetën “Standard”
Koço Kokëdhima padit gazetat “Shqiptare”, “Korrieri”, “Koha Jonë”, “Albania” për artikullin sipas të cilit ai kishte kërcënuar Albert Xhanin. Kërkon nga 100 milionë nga secila, gjykata i dha nga 2 milionë për secilën gazetë
Lumturi Sulaj, padit gazetën “Ballkan”, për një shkrim ku prtendohej se djali i saj kishte vrarë të dashurin e saj
Kimete Meta, padit “Zërin e Popullit”, kërkon 10 milionë lekë dëmshpërblim
Postuar nga “Dedectiv”, bashkëautor i faqes
Kusare,
a na lejoni te marrim kete artikuj, por edhe te tjere, per t’i botuar tek peshku pa uje, me autorisine tuaj?
gjithe te mirat dhe suksese
AlisaT
10 Qer 08 më 9:25 am
Alisa T, keni lejen e plote te mos kerkoni leje asnjehere tjeter, para se ti publikoni tek Peshku, artikujt e kesaj faqeje. Faqja eshte ne fillimet e saj megjithate ne synojme ta kthejme ate ne nje tryeze debati rreth medias ne Shqiperi.
Pra Alisa, ne ju falenderojme nese i publikoni tek Peshku, artikujt e faqes.
pershendetje!
Dedectiv
10 Qer 08 më 11:20 am
faleminderit! E vura sot.
dite te mbare
AlisaT
11 Qer 08 më 3:25 am